12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Totenhem mund të humbasë yllin e ekipit, Koreja e Jugut e thërret në ushtri

Më të lexuarat

Skuadra londineze e Totenhem mund të humbasë për 2 vite sulmuesin Heung-Min Son. Lajmi i hidhur për britanikët vjen nga Koreja e Jugut, origjina e Son, e cila e thërret të kryejë për 2 vite shërbimin ushtarak.

Sipas ligjit në Korenë e Jugut, të gjithë meshkujt nën 28 vjeç janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak, që zgjat nga 21 deri në 36 muaj.

“The Sun” shkruan se Son, nuk mund të refuzojë kryerjen e këtij shërbimi, pasi në të kundërt e pret një dënim me dy vite burg.

Kështu në sezonet 2019-2020 dhe 2020-2021 Totenhem duhet të bëjë pa sulmuesin korean.

Edhe pse ka një pikë që mund ta shpëtojë. Ligji në Korenë e Jugut përjashton nga detyrimi i kryerjes së këtij shërbimi vetëm ata sportistë, të cilët bëjnë paraqitje të shkëlqyera në turnetë ndërkombëtare.

Nëse Son do të shkëlqejë në Botërorin e Rusisë, atëherë nuk do të jetë i detyruar t’u baskhohet ushtrisë.

Koreja e Jugut ndodhet në Grupin F të Botërorit, së bashku me Gjermaninë, Suedinë dhe Meksikën

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit