11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Toshiba gjobitet me 87 milionë dollarë

Më të lexuarat

Një juri gjykatësish në San Francisko gjatë të martës vendosi të gjobis Toshiban me 87 milionë dollarë për bashkëpunimin me prodhues të tjerë për të mbajtur çmimet e LCD-ve të larta. Ligji për antitrust i Shteteve të Bashkuara ka kërkuar trefishimin të gjobës, por kompania me bazë në Tokio thotë se nuk do ta paguaj këtë gjobë.

“Toshiba është e sigurtë se nuk ka bërë ndonjë veprimtari ilegale në pjesën e vet në biznesin LCD në Shtetet e Bashkuara dhe vazhdon të mbajë atë qëndrim,” thuhet në një deklaratë të kompanisë.

“Derisa Toshiba respekton përpjekjen dhe verdiktin e gjykatës, ajo beson se ky verdikt është i gabuar në gjetjen e fajësisë së Toshibas. Toshiba planifikon të ndjekë të gjitha rrugët ligjore në dispozicion për të përmirësuar atë gjetje.”

Prodhuesit e tjerë tashmë janë pajtuar që të paguajnë qindra milionë dollarë për të zgjidhur paditë e procesit aksion-klasor të ngritur nga konsumatorët, subjektet qeveritare dhe subjektet e tjera publike, duke përfshirë Chimei Innolux, Chunghwa Picture Tubes, Epson Imaging Devices, HannStar Display, Hitachi Displays, Samsung Electronics dhe Sharp.

Çështjet civile ndjekin një hetim kriminal të vitit 2007 nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara në përmirësimin e çmimit në industrinë e LCD-së. Sharp i Japonisë, LG Display i Koresë Jugore dhe Chunghwa Picture Tubes i Tajvanit u deklaruan të fajshëm në çështjen kriminale dhe u pajtuan që të paguajnë qindra miliona dollarë si gjoba.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit