15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Tortë me kakao

Më të lexuarat

Përbërësit:
1 ve
80 gr sheqer
1 vanill sheqer
100 gr margarin(në temperaturë dhome)
2 lugë qumësht
gjysëm luge e qajit me sodë bikarboni
300 gr miell
3 lugë buke kakao

Filli:

9dcl qumësht
8 lugë sheqer
10 lugë miell
2 kese vanill sheqer
130 gr margarin

Udhëzimet:

Vezët,sheqeri dhe vanill sheqeri përzihen me pirun,i shtojmë kakon dhe qumështin,ne fund e shtojmë miellin të përzier me sodë bikarboni.I përziejmë të gjitha dhe në fund e qesim margarinen e coptuar në katrorë të vegjël.E ngjeshim brumin me dorë dhe e ndajmë në 4 pjesë.I tëhollojmë dhe i pjekim në tepsi të lyer me yndyrë dhe të kthyer mbrapsht.Petët piqen në temperaturë 180*C nga 5 minuta sepse janë të holla.(Mos u brengosni nese behen te forta sepse do zbuten pas 1 apo 2 oresh pasi qe te lyhen me fill)

Përgatitja e fillit:
7 dcl qumësht ,sheqeri dhe vanill sheqeri qiten në zjarr të vlojnë.Në 2 dcl e mbetura të qumështit e qesim miellin dhe e përziejmë mirë që mos të mbeten kokrra.Kur vlon qumështi e qesim miellin dhe e ziejm fillin.E lëjmë fillin te ftohet pak (të jetë pak i vakët) dhe i qesim margarinën e tundur me mikser.Me këtë fill i lyejmë petat .Përmbi lyhet me qokoladë të shkrirë.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit