6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Toreadori shpohet me brinjë nga demi 500 kilogramësh, dy herë në qafë dhe dy në nofullën e tij (Video +18)

Më të lexuarat

Një toreador i ri është duke luftuar për jetën e tij, pasi u godit nga një dem, dy herë në qafë dhe dy në nofullën e tij, gjatë turneut të tij debutues.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Daniel Garcia Navarrete, 23, thuhet se është shpuar disa herë nga një dem rreth 500 kilogramësh në arenën e madhe të madhe të Spanjës, Las Ventas, në Madrid.

Po sipas medieve të huaja, sulmi u dëshmua nga një audiencë e tmerruar prej 10 mijë vetash të cilët fillimisht menduan se ai kishte qenë i goditur vetëm një herë në kofshë.

Por, pasi e dërguan në spital në një gjendje të rëndë, mjekët zbuluan se ai kishte qenë shpuar katër herë, dy herë në qafë dhe dy të tjera në nofullën e tij.

Videoja tronditëse tregon toreadorin duke u hedhur në ajër dhe për tokë dhe kafsha gjigante duke e goditur vazhdimisht atë me brirët e tij.

Ulërimat mund të dëgjohen nga publiku pasi personeli i trajnuar përpiqen për ta larguan demin e inatosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit