7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Topalli: Harmonia ndërfetare në Shqipëri është rast unik

Më të lexuarat

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur për modelin shqiptar i harmonisë ndërfetare, duke e cilësuar atë si rast unik në të gjithë botën.

Topalli ishte e ftuar në Konferencën e Parë Ndërkombëtare “Çështja shpirtërore në humanizëm”, organizuar nga Universiteti Bedër, ku ishin të pranishëm, përfaqësues të komuniteteve fetare, akademike, pedagogë, studentë etj.

“Modeli shqiptar i harmonisë ndërfetare është rasti unik në të gjithë botën. Ky model është një tregues i qytetërimit dhe humanizmit së kombit tonë, është një model inspirues dhe vlerë e jashtëzakonshme e kohërave moderne”, u shpreh Topalli.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se kontributi i të gjithë komuniteteve fetare shqiptare në formimin intelektual të të rinjve është i padiskutueshëm dhe i paçmueshëm. Ky kontribut vlerësoi ajo, është një vlerë e madhe e shtuar në përparimin e dijes dhe të vlerave morale të shqiptarëve. /E.L/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit