12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Top 5 smartfonët për këtë verë

Më të lexuarat

Aktualisht në treg ekzistojnë me dhjetëra qindra smartfonë, por lista e mëposhtme tregon smartfonët më të mirë dhe më në trend për këtë verë.

Përmbledhje e sistemeve operative mobile 

Secili sistem operativ i smartfonëve është paraqitur shumë mirë në këtë listë, ku Android merr dy nga pesë vendet. Kjo ka kuptim pasiqë Android është sistemi operativ mobil më i përdorur për momentin. Të gjitha platformat janë të mrekullueshme dhe do të ju dëshironim që të keni mundësi t’i provoni që të gjitha. shkruan pc world al.

Numër 1: Samsung Galaxy S III

Samsung Galaxy S III është smartfoni më i ri dhe më i mirë për momentin. Suksesi i kësaj pajisjeje do të jetë shumë i madh për kompaninë Samsung, për shkak se ka arritur ta shpërndajë smartfonin në pothuajse tërë vendet e botës për një kohë shumë të shkurtër. Madje as Apple nuk ka qenë në gjendje të arrijë një nivel kaq të lartë shpërndarjeje, dhe duke konsideruar këtë fakt, besojmë se Samsung Galaxy S III do të vendos rekod në numrin e shitjeve.

Hardueri është i mirë (plastikë tipike e Samsung), por inovacioni i vërtetë duket të jetë në softuer që Samsung e integron atë shumë mirë edhe me disa elemente të harduerit. Samsung Galaxy S III veçohet me një ekran 4.8 inçësh 720×1280 Super AMOLED, Android ICS me mbështjellje TouchWiz, NFC, 2GB RAM, procesor dybërthamësh 1.5 GHz, kamera të pasme 8 megapikselë, kamera të përparme 1.9 megapikselë, përkrahje 4G LTE she HSPA , dhe bateri 2100 mAh.

Elementet e softuerit përfshijnë Smart Stay, ku senzori kupton derisa jeni duke e shikuar ekranin dhe e mbanë atë ndezur gjatë tërë kohës. Direct Call që mund të bëjë thirrje derisa jeni duke shkruar porosi me tekst, alarmi Smart që vibron kur të ktheheni tek telefoni në rast se keni ndonjë njoftim të pezulluar, komanda me zë S Voice, si dhe funksione shtesë për ndarje, e shumë më shumë.

Numër 2: Nokia Lumia 900

Me siguri shumica e lexuesve do të kenë problem me këtë renditje, por Nokia Lumia 900 është një smartfon shumë i mire, ndoshta prej më të mirëve që funksionojnë me Windows Phone. Edhe pse ka një pjesëmarrje shumë të vogël në treg, Nokia ka bërë një punë të mrekullueshme me Nokia Lumia 900.

Nokia Lumia 900 ka një formë shumë të mirë për dallim nga ajo që jemi mësuar të shohim në N9 dhe Lumia 800. Pajisja ka një ekran 4.3 inçësh AMOLED ClearBlack. Telefoni gjithashtu posedon një kamerë të pasme 8 megapikselëshe, kamerë të përparme 1 megapiksel, LTE, dhe procesor 1.4 GHz. Gjatë javëve të ardhshme ky smartfon do ta marrë azhurnimin e Windows Phone 7.8 me ekranin startues të mrekullueshëm.

Numër 3: HTC One Series (X, S, EVO 4G LTE)

HTC nuk ka bërë mirë që nuk po e ndjek rrugën e Samsung, për ta shpërndarë modelin HTC One X tek bartësit më të mëdhenj. Kur të krahasoni një pajisje HTC me një pajisje të ngjashme Samsung, ju menjëherë zgjedhni HTC-në për kah kualiteti i ndërtimit. HTC One X është thjesht një pajisje e mrekullueshme. Forma e vogël e HTS One S është shumë elegante, si dhe veçoritë shtesë si (microSD, butoni i kamerës) në EVO 4G LTE, janë vërtetë mbresëlënëse.

Që të tre pajisjet kanë procesorë dybërthamësh 1.5GHz Snapdragon S4, HTC Sense 4.0 me Ice Cream Sandwich, Bluetooth 4.0, kamera 8 megapikselë me lente f/2.0, dhe Beats Audio. Madhësitë e ekranit variojnë mes 4.3 dhe 4.7 inçësh.

 

Numër 4: Apple iPhone 4S

Apple iPhone 4S është smartfoni më i popullarizuar sot në treg. Kamera e iPhone 4S është fantastike, asistenti personal me zë Siri është shumë praktik, aplikacionet janë fantastike, jetëgjatësia e baterisë është shumë e mirë, fuqia e sinjalit është më e mira që kam hasur në ndonjë smartfon, dhe ekrani është i shkëlqyeshëm.

 

Nuk e dijmë nëse ka mbetur diç tjetër që Apple t’i shtoj këtij smartfoni, përveç përkrahjes së të dhënave LTE, dhe imagjinojeni azhurnimi i radhës do të fokusohet pikërisht në këtë aspekt, për shkak se tashmë gjithçka është pothuajse e përkryer.

 

Numbër 5: Nokia 808 PureView

Kjo përzgjedhje mund të zgjoj pak kritika tek disa lexues, por sinqerisht teknologjia e kamerës 41 megapikselëshe e përdorur në Nokia 808 PureView është mahnitëse.

 

Symbian Belle në smartfonët e rinj të Nokias është shumë i ngjashëm me Android, me panele widget në ekran, dhe shumë tjera. Nuk besojmë se shumë njerëz do të dëshironin ta krahasojnë Symbianin me iOS dhe Android, por megjithatë ai ende mbetet një sistem operativ mobil shumë i fuqishëm që meriton më shumë konsideratë.



 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit