13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Top 10 lojtarët myslimanë të futbollit, shumë shqiptarë në mesin e tyre (Foto)

Më të lexuarat

Shumë futbollistë të njohur në kampionatet evropiane i kemi parë gjatë ndeshjeve dhe para zhvillimit të tyre duke kryer rituale fetare tipike që bëjnë muslimanët.

Një lutje para ndeshjes, gjunjëzimi në “sexhde” në falenderim të Allahut – janë disa prej veprimeve që disa futbollistë nuk hezitojnë t’i bëjnë dhe që shpesh edhe publikisht ia kanë dedikuar suksesin “Atij lart”.

Në listën e lojtarëve që mund ta shikoni si më poshtë, natyrisht se ka edhe futbollistë shqiptarë, të cilët janë muslimanë  të denjë dhe praktikantë.

10. Paul Pogba

maxresdefault

Nëse nuk e keni ditur, superylli i Manchester United është musliman i devotshëm. Ai kaloi nga Juventusi te Djajtë e Kuq.

9. Demba Ba

demba-ba

Demba Ba aktualisht luan për klubin kinez, Shanghai Shenhua.

Ish-ylli i Chelseat në profilin e tij në Instagram e ka mesazhin: Narakum fi jannah insha’Allah”. Njihet për bjerjet e tij në “sexhde”, sidomos pas eurogolit të realizuar i cili theu ligjet e fizikës, sa luante për Newcastle United.

 

8. Samir Nasri

rsz_2013-06-01-033307_800x600_scrot

Samir Nasri aktualisht është në huazim te Sevilla nga Manchester City. Ai iu bashkua “cizitizens” nga Arsenali në vitin 2011.

 

7. Mamadou Sakho

Liverpool v Everton - Premier LeagueMamadou Sakho aktualisht mbron ngjyrat e Liverpoolit. Mbrojtësi francez iu bashkua The Reds nga PSG në vitin 2013.

Mamadou-Sakho

6. Mesut Ozil

348196B900000578-0-image-m-2_1463992294322

Mesut Ozil është superyll i Arsenalit – i cili njihet shumë edhe si musliman i devotshëm. Madje, ai kreu edhe një prej obligimeve kryesore, shkuarjen në Mekë.

 

5. Franck Ribery

frank ribery and Altintop

S’ka si të mos jetë i pari Ribery kur njihet për veprimet e tij në mbrojtje të fesë.
Ai publikisht refuzoi të pinte birë në një manifestim në nderë të Oktoberfest. Ky gjest i tij u vlerësua tej mase nga njerëz në botën islame, teksa atë e ka përkrahur edhe Xherdani, ani pse iniciator i kësaj nisme ishte vet Ribery.

 

4. Xherdan Shaqiri

maxresdefault (1)

Shaqa është musliman i devotshëm. Ai luan për Stoke Cityn aktualisht, prej ku kaloi nga Milani.

 

3. Adnan Januzaj

januzaj-10-1373532906

Adnani aktualisht luan për Sunderlandin në huazim nga Manchester United. Belgu është shumë i vlerësuar nga tifozët në Old Trafford edhe për dashurinë e tij ndaj fesë që e praktikon.

 

2. Shkodran Mustafi

16 - 1

Një nga lojtarët më të devotshëm ndaj fesë është Shkodran Mustafi.
Ai iu bashkua Arsenalit nga Valencia në vitin 2016 dhe është startues te klubi nga Emirates.

 

1. Mërgim Mavraj

mavraj_lies

Mbrojtësi i skuadrës gjermane Koln bëri bujë pak kohë më parë për dëshirën e tij për të mos reklamuar në veshjet e tij sportive të kombëtares brendin e Birra “Peja”, si një prej sponsorëve kryesorë të kombëtares. Një debat i madh u ngrit ma Mavraj, i cili u qëndroi prapa vullnetit të tij, teksa Birra Peja lansoi në treg birrën me 0 për qind alkool, për të respektuar edhe njerëzit si Mavraj. Ai vazhdon t’i qëndrojë prapa këtij ideali.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit