6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

“Tokio 2020”, me medalje të prodhuara nga riciklimi i celularëve

Më të lexuarat

Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike dhe Paralimpike 2020 duket se është në rrugën e duhur për realizimin e projektit të krijimit të medaljeve për sportistët fitues nëpërmjet riciklimit të “smartphone”-ve, fotokamerave dhe aparateve të tjera elektronike.

Projekti i medaljeve të “Tokyo 2020” u prezantua në Japoni në vitin 2017, e nëpërmjet tij mendohet të krijohen 5.000 medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta.

Për këtë arsye është bërë një apel në drejtim të qytetarëve dhe kompanive të biznesit, për të marrë pjesë në grumbullimin e aparateve elektronike që duhen. Komiteti Organizativ i “Tokyo 2020” bëri të ditur se mbledhja e këtyre aparateve pritet të përfundojë më 31 mars.

Ndërkohë, deri në muajin tetor ishin grumbulluar 47.500 tonë me aparatë elektronike, nga të cilët 5 milionë ishin telefonë të operatorit celular “NTT DOCOMO”. Sasia e bronzit që duhet është 2.700 kg dhe mbledhja për këtë material ka përfunduar në qershor. Për arin është arritur të mblidhet 93.7% e materialeve të nevojshme, ndërsa për argjendin është akumuluar 85.4% e sasisë së duhur prej 4.100 kg./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit