7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Toka flet

Më të lexuarat

Titullin “Earth speaks” e kam gjetur në njërën prej faqeve të internetit të revistës “Zbulimi”, www.discovermagazine.com. Natyrisht që ky titull konsiderohet shumë normal në këtë shekull për faktin se shkencëtarët kanë zbuluar se pothuajse çdo gjë në gjithësi transmeton frekuencat e zërave.

Por në kohën e zbritjes së Kuranit kjo është konsideruar si diçka e habitshme për faktin se njeriu nuk mund të imagjinonte se Toka mund të nxjerrë frekuenca zërash. Kurani na ka treguar rreth kësaj çështjeje në një numër ajetesh, të cilat komentuesit e Kuranit i kanë komentuar se Allahu i Lartësuar i ka mundësuar Tokës që të flasë dhe ajo foli. Allahu i Lartësuar thotë: “Pastaj Ai iu kthye qiellit, që ishte në gjendje mjegullire e i tha atij dhe Tokës: “Ejani të dy me hir a me pahir!”. Ata u përgjigjën: “Erdhëm me gjithë dëshirë e të bindur!” (Fusilet, 11)

Gjithashtu, lidhur me Faraonin dhe popullin e tij kur i fundosi Allahu me mohimin e tyre thotë: “Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre.” (Duhan, 29)

Nëse u referohemi thënieve të komentuesve të Kuranit do të vërejmë se ata nuk u habitën nga ky fakt, por besuan tërë atë që ka ardhur në Librin e Allahut. Ata thonë se Toka ka folur realisht me zë, kështu edhe qielli, ashtu siç Toka dhe qielli qajnë realisht.

Është për t’u habitur fakti se një ndër faqet më të rëndësishme lidhur me universin në botë www.space.com ka publikuar artikullin me titull “Qielli flet”. Profesori Mark Vitell nga Universiteti i Virgjinias, thekson se universi në fillim të krijimit të tij ka nxjerrë frekuenca zërash si rezultat i zgjerimit të befasishëm të gazit ekzistues në atë kohë. Lidhur me këtë zbulim na ka folur edhe Kurani ashtu siç u citua më lart. “Pastaj Ai iu kthye qiellit, që ishte në gjendje mjegullire e i tha atij dhe Tokës: “Ejani të dy me hir a me pahir!” Ata u përgjigjën: “Erdhëm me gjithë dëshirë e të bindur!” (Fusilet, 11)

Çështja nuk kufizohet në zbulimin e këtyre frekuencave të zërave, por shkencëtarët kanë vërejtur se këto frekuenca duke qenë në fushë të pazëshme konsiderohen shumë të rëndësishme dhe kanë funksion delikat, e kjo është dhunti prej dhuntive të Allahut të Lartësuar!

Toka i nxjerr këto frekuenca duke qenë në një fushë më pak se 20 herc, respektivisht më pak se 20 frekuenca në sekondë, para se të ndodhin dridhjet dhe lëkundjet tokësore. Gjithashtu, këto frekuenca i nxjerr para shpërthimit të vullkaneve dhe para ndodhjes së fenomenit të dallgëve gjigante (tsunamit).

Kur tsunami goditi brigjet e Indonezisë në vitin 2004, ku qindra mijëra viktima humbën jetën, pak para ndodhisë, qentë ikën nga rajoni ndërsa elefantët në kopshtin zoologjik filluan të qajnë dhe të dridhen. Shkencëtarët këtë fenomen e komentuan duke thënë se kafshët i dëgjojnë këto frekuenca dhe frikësohen prej tyre.

Meditoni sesi Allahu i Lartësuar e nënshtroi çdo gjë dhe e vuri në shërbimin tonë. Ai thotë: “Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.” (Xhathije, 13)

Ty të takon falënderimi dhe lavdërimi o Krijues për këto dhunti. Ty të lutemi që të na bësh dobi me këtë dije. Ti je afër dhe i përgjigjesh lutjeve./klubikulturor.com/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit