11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Togeri i FSK-së varroset me rite fetare Islame

Më të lexuarat

Sot kapter Hiser Muja është përcejllur për në botën e amshimit. Varrimi i tij është bërë me rite fetare Islame.
Siç është parë edhe më herët kur ka ndërruar ndonjë ushtarë i FSK-së, përveç nderimeve ushtarake, të vdekurit i janë bërë edhe nderimet fetare si falja e namazit të xhenazes dhe duaja. Këtë rit, e kryen një ushtarak që është pjesë e FSK-së, që ishte edhe kolegu i tij Agim Gashi.
Në fotografi shihet se ishte i pranishëm edhe imami nga Prizreni, Enes Limani. Ai kishte bërë duanë apo lutjen që bëhet për të vdekurit.
Kapter Hiser Muja ka qenë duke kryer detyrën e zëvendës komandantit të togut të mbështetjes në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
Po ashtu ai ishte edhe pjesë i UÇK-së, në zonën operative të Pashtrikut, pjesëtar i Brigadës 125./KohaIslame

2 13076578_10208038086983805_3284921289839998624_n3

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit