6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Tmerret në Myanmar: i riu mysliman, 7 ditë ecje në këmbë me prindërit e moshuar në shporta

Më të lexuarat

Të shtyrë nga sulmet e ushtrisë së Myanmar-it, popullsia Rohingya ka vërshuar kufirin me Bangladeshin, pas një rrugëtimi me kilometra të gjatë nëpër këneta, kodra dhe lumenj, në një udhëtim tmerrësisht të rrezikshëm.

Mes pamjeve të trishta të peripecive të udhëtimit për t’u ikur tmerreve, veçon një foto që ta copëton zemrën, e që po shpërndahet në mënyrë virale; ajo e një refugjat të ri musliman Rohingya i cili mban nënën dhe babain e tij të moshuar në dy shporta varur në supet e tij.

I riu thotë se nuk mundi të largohej duke lënë prindërit e tij prapa, prandaj edhe i mbajti për t’i shpëtuar ata nga brutaliteti i autoriteteve të Mianmar-it, duke ecur zbathur për shtatë ditë me radhë.

Fushat, pyjet dhe rrugët janë bërë shtrat për lumin e pafundmë të njerëzve që po kalojnë kufirin për në Bangladesh, pas shpërthimit të dhunës në Myanmar-in perëndimor muajin e kaluar.

Eksodi i civilëve Rohingya filloi më 25 gusht, kur më shumë se 370 mijë sosh kaluan nga shteti perëndimor i Rakhinit në Bangladesh, sipas OKB-së.

Ata janë duke ikur nga një operacion i ri, në të cilin forcat e sigurisë dhe turmat budiste kanë vrarë meshkuj, gra dhe fëmijë, kanë plaçkitur shtëpitë dhe kanë shkatërruar fshatrat Rohingya.

Sipas autoriteteve të Bangladeshit, rreth 3 mijë  Rohingya janë vrarë nga forcat e Myanmar-it. Refugjatët që po kalojnë në Bangladesh, thonë se ushtria dhe fshatarët lokalë budistë vranë myslimanët dhe i dogjën fshatrat e tyre njëri pas tjetrit për t’i larguar ata nga Rakhina.

Meqenëse kampet e refugjatëve në zonën juglindore të Bangladeshit kanë tejkaluar kapacitetin e tyre, të ardhurit e rinj duhet të qëndrojnë, të paktën përkohësisht në pyje, në rrugë ose në shpatet kodrinore.

Netët janë të vështira për dhjetëra mijëra që ende nuk kanë tenda. Fermeri Salim Ullah, 25 vjeç, arriti në Ëhykong Bazar të Bangladeshit së bashku me 20 persona të tjerë dhe thotë se familja e tij ishte e fundit që u largua nga fshati i tij. “I gjithë fshati është i braktisur, nëse shkoni atje do të gjeni vetëm hi”, thotë ai. Ullah, i cili mban një elektrik dore, punon si roje nate për bashkëudhëtarët e tij, teksa ata flejnë në një nga shpatet e kodrës në Thaing Khali.

Më shumë se 300 vetë janë të grumbulluar në zonë, thotë ai. Disa prej tyre kanë arritur të bëjnë shtroje në baltë prej hasrave nga bimët ujore, pëlhura ose fletët e polietilenit.

Kawsar Ahmed, një banor vendas i kodrës pyjore, thotë se kishte qëndruar i zgjuar tre netët e fundit duke ruajtur refugjatët prej çfarëdo rreziku të mundshëm, veçanërisht pasi që shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë.

60-vjeçari Abdul Malek nga Maungdaw, thotë se kishte mbetur zgjuar deri në agim, i shqetësuar se kah do të shkonte në mëngjes. “Nuk ka siguri as për ushqim e as për strehim. Si mund ta menaxhoj familjen time shtatë anëtarëshe?”, thotë Malek, duke shtuar se familja e tij nuk kishte ngrënë për katër ditë të plota derisa po vinin për në Bangladesh. “Një grup vullnetarësh na dhanë disa ushqime të thata pasi kaluam lumin në Bangladesh”, tha ai.

Lokman Hakim, 65 vjeç, qëndron ulur pranë një ure mbi autostradën Bazar të Teknaf-Cox, pas kalimit të lumit Naf, që ndan Bangladeshin nga Myanmar, në orët e hershme të hënën.  I shoqëruar nga gruaja, dy vajza dhe tre djemtë e tij, Hakimi thotë se ai humbi dy djem të tjerë si pasojë e dhunës në Mianmar. Shtëpia e tyre u dogj dhe prona e tyre u plaçkit. “Ne duhet të qëndrojmë nën qiell të hapur derisa të gjejmë një strehë”, tha ai.

Përgatiti Jeton Zenuni – /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit