9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Tmerr në Shtime, vrasje si në filma – Hajnat i hyjnë në shtëpi në ditën kur erdhi nga Zvicra, një i vrarë e një i plagosur

Më të lexuarat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në lagjen e Pajtimit në komunën e Shtimes. Aty, një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. E gjithë ngjarja është zhvilluar në momentin kur 3 apo 4 persona kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e një personi, i cili gjatë ditës së djeshme ishte kthyer nga Zvicra.Këtë për Gazetën Blic e ka konfirmuar edhe Major Mehmetali Hajdini i cili ka dhënë gjithë detajet e kësaj grabitjeje. Ai tha se në momentin kur personat në fjalë kanë hyrë në pronën e pronarit në këtë lagje, e kanë plagosur me armë zjarri në këmbë.

“Diku rreth orës 3:20 është njoftuar Stacioni Policor në Shtime se ka një përleshje atje te lagja e Pajtimit në Shtime. Me të shkuar, patrulla ka vërtetuar se në shtëpinë e pronarit në këtë lagje, dyshohet se 3 apo 4 persona kanë hyrë brenda për të grabitur. Po dyshojmë që qëllimi i tyre ka qenë grabitja, për shkak se i njëjti, pronari i shtëpisë dje ka ardhur prej Zvicrës dhe ka qenë i vetëm në shtëpi. Pronari i ka parë të dyshuarit, dhe njëri prej të dyshuarve ka nxjerrë revolen dhe e ka plagosur pronarin e shtëpisë në këmbë”, tha fillimisht, Hajdini.

Me të dëgjuar krismën e revoles, sipas Hajdinit, në vendngjarje ka dalë edhe vëllai tjetër i pronarit të plagosur për t’i ardhë në ndihmë vëllait të tij. “Pastaj, shkrepjen e ka dëgjuar edhe vëllai i pronarit i cili jeton në një oborr por në tjetër shtëpi, kanë dalë me vëllain e tij dhe kanë shkuar pas grabitësve dhe njërin prej të dyshuarve e kanë zënë në rrugë dhe e kanë goditur me mjete të forta, ku nga plagët i njëjti ka ndërruar jetë”, tha ai.

Sipas majorit policor, i dyshuari është dërguar për obduksion mjekësor kurse, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. “Të dyshimtin e kanë dërguar për obduksion mjekësor kurse, pronari shtëpisë është në QKUK duke marrë tretman mjekësor por që gjendja e tij është jashtë rrezikut përjetë”, tha ai për Gazetën Blic.

“Vëllain e pronarit e kemi arrestuar si të dyshimtë si pjesëmarrës në rrahje, në goditje të grabitësit. Jemi duke hetuar. Njësitet janë në vendin e ngjarjes akoma”, tha ndër të tjera ai. Shtoi se nuk dihet as identiteti as i të dyshuarit e as i personave tjerë pjesëmarrës në këtë grabitje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit