7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Tmerr: Asaj që i iki në Siri, e gjeti në Kanada!

Më të lexuarat

Një familje siriane që kishte emigruar në Kanada, ka folur për vdekjen e vajzës së tyre pasi ajo kreu vetëvrasje si pasojë e ngacmimit në shkollë.

Trupi i 9-vjecares Amal Alshteiwi u gjet nga nëna e saj në shtëpinë e tyre në Calgary, pasi ajo ishte ankuar për abuzim të vazhdueshëm fizik dhe verbal nga shokët e klasës. Ngacmimi vazhdoi pavarësisht ndryshimit të shkollave, duke e lënë Amalin të shqetësuar dhe në ankth.

“Dy javë para se ajo të zhvendosej nga kjo shkollë në një shkollë tjetër, fëmijët erdhën tek ajo dhe thanë: ‘Edhe nëse shkon në një shkollë tjetër ata nuk do të të duan, as fëmijët e as mësuesit. Kudo që të shkosh, më mirë të vrasësh veten”, tha nëna e Amal, Nasra Abdulrahman, duke folur përmes një përkthyesi.

“Ata ishin duke e ngacmuar gjatë gjithë kohës, duke i thënë: ‘Ti je e shëmtuar, nuk je e bukur’”, shtoi babai i saj.

Familja e saj erdhi në Kanada tre vjet më parë si refugjatë të sponsorizuar nga qeveria kanadeze.

Megjithëse prindërit e Amal thanë se disa herë adresuan shqetësimet e tyre te menaxhmenti i shkollës, mësuesit nuk arritën të mbronin 9-vjeçaren nga abuzimi, e as t’i ofrojnë ndonjë mbështetje shtesë.

Lajmi i vdekjes së Amal shënon incidentin e fundit të abuzimit ndaj fëmijëve refugjatë në vendet ku ata kanë ikur nga lufta brutale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit