7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tiranë: i riu vjedh një palë këpucë në xhami, imami Ahmed Kalaja publikon pamjet

Më të lexuarat

Imami i xhamisë së njohur të Rrugës së Kavajës, e quajtur ndryshe dhe si “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja, ka publikuar videon e xhiruar nga kamerat e instaluara në ambientet e xhamisë, ku një i ri vjedh një palë këpucë duke lënë të vetat e marrë të dikujt tjetër, sigurisht më të mira dhe cilësore, sipas shijeve dhe kërkesave të vetë hajdutit.

Interesant është fakti se ai e realizon operacionin e vjedhjes pa ndonjë kokëçarje, pasi besimtarët që hyjnë në xhami, në prag të një faljeje ditore, as që e kanë mendjen tek veprimet e tij të dyshimta; kjo dhe për faktin se askush aty nuk rri e mendon se dikush mund të hyjë aty për të vjedhur.

Ndiqni vjedhjen e këpucëve, ku siç mund të dallohet fare qartë hajduti nuk ka asnjë lidhje me xhaminë, veç faktit se ka zgjedhur që mu aty t’u dhurojë këmbëve një palë këpucë të vjedhura:/tesheshi.com/

https://www.facebook.com/ahmed.kalaja.9/videos/10212300138955430/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit