12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tiranë: Gjenden predha të Luftës së Dytë Botërore

Më të lexuarat

– Një sasi e konsiderueshme predhash të vjetra, të cilat sipas ekspertëve i përkasin kohës së Luftës së Dytë Botërore, janë gjetur gjatë punimeve të rrugës Tiranë-Elbasan, në afërsi të komunës Bërzhitë.

Mëngjesin e së hënës, mjetet që po punojnë për gërmimin e tokës, ku pritet të kalojë autostrada Tiranë – Elbasan, kanë zbuluar edhe predhat e vjetra, ka transmetuar TCH.

Policia ka rrethuar zonën, në pritje të ekspertëve ushtarakë të cilët do të bëjnë edhe shkatërrimin e predhave.

Ata mendojnë se rreziku është minimal duke patur parasysh faktin që predhat nuk mund të shpërthejnë, ndërsa janë shumë larg nga zonat e banuara./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit