14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Tiranë: bukë falas në një xhami

Më të lexuarat

Në një prej xhamive kryesore të Tiranës, pikërisht në atë të Rrugës së Kavajës, prej kohësh është instaluar një dollap portativ buke, e destinuar për ata që nuk munden ta sigurojnë atë për shkak të mungesës të të ardhurave, e që munden ta marrin falas, me një të hapur të kanatave.

Siç të thonë drejtues të xhamisë, kjo është një praktikë e thjeshtë humanitare për të cilën janë shprehur të gatshëm shumë besimtarë që të kontribuojnë. Janë rreth 40 bukë në ditë që vendosen aty dhe pothuajse përpihen të gjitha.

“Ne na gëzon fakti që mund të japim një ndihmesë, t’i plotësojmë dikujt një nevojë jetike, por kjo nuk do të thote se nuk ndihemi të trishtuar nga varfëria e tyre”, të thotë dikush aty, prej atyre besimtarëve që kontribuon. “Në një kuptim, ne do deshim që bukët të mbesnin aty, nga panevoja për t’i marrë, dhe sinqerisht këtë iu urojmë atyre që sot kanë nevojë për to”, shton dikush tjetër.

E rëndësishme për ta është që shoqëria jonë, të ketë sa më shumë stacione të tilla humaniteti, me ushqim, veshëmbathje e me çdo gjë tjetër që do u vinte në ndihmë nevojtarëve.

Solidariteti është pasuria më e madhe që mund të gjendet tek një popull, të thonë inisiatorët e këtij dollapi modest, por mjaft mesazhues për këto kohë të acarta në raportet ndërnjerëzore. /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit