4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tiranë, aktivitet përkujtimor për 15 Korrikun

Më të lexuarat

Aktiviteti u organizua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR

 

TIRANË (AA) – Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste FETO në Turqi, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, u organizua mbrëmja poetike me titull “Poezi nga Serdar Tuncer”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Fondacionin Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), të pranishëm ishin Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Necip Özay Özütok, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

Në fjalën e tij përshëndetëse ambasadori Yörük tha: “Kjo që ne po përkujtojmë sot është një ngjarje shumë e rëndësishme, sepse përkujtojmë një ditë kur me mijëra njerëz dolën në rrugë për të mbrojtur atdheun dhe vlerat tona në emër të demokracisë dhe lirisë. Na sollët emocionet e asaj nate me poezitë dhe këngët tuaja. Ky është stacioni i parë i këtij aktiviteti, i cili gjatë ditës së nesërme do të zhvendoset në Shkup”.

Ndërkaq, në aktivitetin që u organizua ditën e djeshme, e pranishme ishte Nihal Olçok, e cila është me origjinë shqiptare, njëherësh bashkëshortja e Erol Olçok dhe nëna e Abdullah Tayyip Olçok, të cilët ranë dëshmorë mbrëmjen e 15 korrikut. Duke përçuar mesazhin e saj, ambasadari citoi: “Edhe pse unë sot duhet të isha te varri i bashkëshortit dhe djalit tim, zgjodha të jem këtu pranë jush në mënyrë që vëllezërit shqiptarë të mos përjetojnë atë që përjetuam ne atje”.

Më 15 korrik u shënua përvjetori i dytë i tentativës për grusht shteti në Turqi, orkestruar nga organizata terroriste FETO, ku 251 policë, ushtarakë dhe civilë ranë dëshmorë dhe më shumë se 2.000 të tjerë u plagosën.

Me rastin e 15 Korrikut, “Ditës së Demokracisë dhe të Unitetit Kombëtar”, po organizohen aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit