13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Tirana mirëpret “Ditët e Turqisë”

Më të lexuarat

TIRANË (AA) – Instituti “Yunus Emre” në Tiranë, po organizon aktivitetin “Ditët e Turqisë”, që do të mbahet në datat 4-6 tetor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, me qëllim promovimin dhe prezantimin e kulturës, historisë, natyrës dhe artit turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hapje të tij organizuar në Pedonalen e Tiranës, ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, studentë dhe qytetarë të shumtë të Tiranës.

Hado në fjalën e tij gjatë prezantimit të aktivitetit theksoi se Shqipëria tek Turqia ka parë gjithmonë një mbështetje strategjikë, e cila është vazhdimisht në rritje.

“Investimet që bëhen (nga Turqia) janë gjithmonë në dobi të vendit tonë, në dobi të Tiranës. Tirana është një vend jo vetëm dinamik që lulëzon çdo ditë e më shumë, por ka edhe aktivitete që vende të ndryshme ditët e tyre të trashëgimisë kulturore i organizojnë në Tiranë. Ne si Bashkia e Tiranës e mbështesim fuqishëm këtë nismë, dhe çdo nismë që ka ndërmarrë YInstituti “Yunus Emre”, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), por edhe ambasada turke, duke e konsideruar Turqinë si një vend vërtetë shumë të afërt dhe shumë mik”, u shpreh Hado.

Ndërsa ambasadori Bayraktar theksoi se ky aktivitet do të rrisë më shumë prezencën e Turqisë në Shqipëri në fushën e kulturës.

Ai u shpreh më tej se “Në kuadër të këtij aktiviteti që fillon sot për vizitorët do të paraqiten shfaqje të arteve të ndryshme dhe shembuj të artizanatit dhe kuzhinës turke, që do të pasqyrojnë kulturën e pasur të vendit tonë në këtë zonë të bukur të Tiranës. Shpresoj që ky aktivitet kuptimplotë të rrisë më shumë prezencën e Turqisë në Shqipëri në fushën e kulturës.”

Në kuadër të “Ditëve të Turqisë”, që organizohen në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Shqipëri dhe Bashkinë e Tiranës, do të organizohen aktivitete kulturore dhe artistike për kulturën, veshjet tradicionale, gjuhën, historinë dhe artin turk, me mbështetjen edhe të bashkive nga Turqia, si Bajrampasha, Bursa, Kahramanmarash, Sakarja, dhe Institutit të Integrimit Antalia, Institutit të Integrimit Konja, Institutit të Integrimit Mardin, etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit