19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Tillerson: Trump flet në emër të tij për racizmin

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, deklaroi të dielën se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur në emër të tij për debatet e racizmit.

I ftuar special në një emision televiziv të kanalit informativ amerikan, “Fox News Sunday”, ku bëri vlerësim gjithëpërfshirëse në lidhje me rendin e ditës, sekretari Tillerson u ndal veçanërisht mbi incidentet ndërmjet grupeve raciste dhe kundërshtarëve të tyre në Charlottesville.

Rex Tillerson theksoi se askush në botë s’mund të dyshojë për vlerat e popullit amerikan dhe se racizmi nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, angazhimi i të cilave për të luftuar padrejtësinë racore ishte i padiskutueshëm.

“Ne shprehim vlerat e Amerikës nga Departamenti i Shtetit, përfaqësojmë popullin amerikan, përfaqësojmë vlerat e Amerikës, angazhimin tonë për liri, angazhimin tonë për trajtimin e barabartë të njerëzve në mbarë botën. Mesazhi ynë nuk ka ndryshuar kurrë”, u shpreh ai.

Kur u pyet rreth kritikave të njëkohshme, që Donald Trump u drejtoi racistëve dhe grupeve kundërshtare gjatë një fjalimi, shefi i diplomacisë amerikane tha se “Presidenti flet në emër të tij”.

Tillerson është zyrtari i dytë i Shtëpisë së Bardhë që shfaqet në mënyrën më eksplicite kritik ndaj Presidentit Trump në ditët e fundit.

Pas incidenteve raciste në qytete të ndryshme të vendit, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte bërë kritika të ashpra jo vetëm kundër grupeve raciste, por edhe ndaj atyre kundërshtare duke tërhequr vëmendjen se që të dyja palët ishin bërë pjesë e dhunës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit