Tifozët turq përsëri me veprim unik, e pushtojnë Instagramin e Shaqirit: Eja në Galatasaray

0
330

Xherdan Shaqiri është bërë njëri nga futbollistët më të kërkuar në Evropë.

Rënia e Stoke Cityt nga elita e futbollit anglez kaq bërë që interesimi për Shaqirin nga skuadrat evropiane të jetë i madh.

Së fundmi garës për transferimin e Shaqirit iu ka bashkuar edhe kampioni i ri turk Galatasaray.

Gjiganti turk është i gatshëm të paguajë klauzolën e Xherdanit e cila është 14,5 milionë euro.

Me të marrë lajmin se Shaqiri mund të transferohet në Galatasaray, tifozët verdh e kuq kanë marrë një iniciativë unike.

Shaqiri duke festuar golin e fundit të shënuar në Ligën Premier. (Getty Images)

Tifozët turq të Galatasarayt, kanë pushtuar Instagramin e Xherdanit duke i shkruar ‘Eja në Galatasaray’.

Në fotot e fundit të Shaqirit në rrjetin social Instagram janë bërë mijëra komente të njëjta nga tifozët turq.

Mbetet të shihet nëse Shaqiri do ta marrë parasysh dëshirën e madhe të tifozëve të Galatasarayt për tu transferuar në Stamboll.

Komentet e tifozëve të Galatasarayt në Instagramin e Xherdanit (Foto/ Xherdan Shaqiri-Instagram)

Të njëjtën gjë e kishin bërë edhe tifozët e Besiktasit me sulmuesin spanjoll Diego Costa duke i kërkuar transferimin te klubi bardh e zi.

Por në fund Costa kishte zgjedhur të rikthehej në Spanjë te Atletico Madrid.

Për Shaqirin interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze si Newcastle United, Everton, Southampton. /Telegrafi/