1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tifozët pejanë: Stavileci po e shfrytëzon pozitën e Ministrit tek KB Prishtina

Më të lexuarat

Tifozët pejanë kanë lëshuar akuza të rënda ndaj Sigal Prishtinës, respektivisht presidentit të saj, Blerand Stavileci, për të cilin thonë se po e shfrytëzon pozitën e Ministrit, për t’i mposhtur.
Kryetari i “Shqiponjave”, Nermin Ferizi, insiston se bardhekaltrit e fituan me forcë, e jo me lojë, titullin e kampionit të Kosovës, por edhe vjet Kupën e Kosovës, transmeton Zëri.
 
Më poshtë mund ta lexoni të plotë, origjinale, deklaratën e Ferizit.
 
“Loja fitohet me Fitore e jo me Forc!!!! Nuk është hera e parë qe na bëhet e pa drejt,vitin e kalum për kupen e Kosovës në Gjakovë Me Forc e mori Kb Qeveria e stavilecit Kupen e Kosovës, Tash Kb Prishtina Kampione, Prap me Ministrin Stavileci e beri te njejten Gjë, Jo me Fitore por me Forc. Ky është turpi i Federates së Basketbollit te Kosovës. Deri ne vdekje me ‎Kb Pejen. Zemra Rreh Me Ty”, ka shkruar kreu i grupit të tifozëve nga Peja. /Telegrafi/ 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit