12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Tifozët grekë nuk e donin se ishte shqiptar, presidenti i Olimpiakos: Tani fshihuni

Më të lexuarat

Tifozët e Olympiakosit kishin reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentit të klubit për të emëruar në krye të ekipit një trajner shqiptar.

Mirëpo, tifozët që njihen për parullat kundër Kosovës dhe janë të ‘vëllazëruar’ me tifozët e Zrvena Zvezdës nuk kanë se si mos të jenë të kënaqur.

Me trajnerin gjakovar, të martën siguruan rikthimin në garën prestigjioze të futbollit – Champions League.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i presidentit Evangelos Marinaqis.

“Po tani, ç’do të thoni? Tani ose po fshiheni, ose po ndryshoni pseudonimet dhe llogaritë, për të lavdëruar Hasin” ka thë Marinaqis

Marinakis e kishte përzgjedhur Hasin si trajner pikërisht për shkak të përvojës në Champions League, shkruan Metro.net. Një ditë pas kualifikimit, Besnik Hasi është vlerësuar lartë nga mediat greke për paraqitjet e deritanishme me kampionët aktualë të Greqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit