9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ti thuash dikujt “qao”, çka do të thotë?

Më të lexuarat

SHIRKU DHE PËRDORIMI I PËRSHËNDETJES “QAO”

Përshëndetja “qao” (ciao) daton nga Venediku, nga shekulli i 11-të apo 12-të. Atëherë ata përshëndeteshin me njëri-tjetrin me “sciavo” ose “scio vostro”, e cila në përkthimin fjalë për fjalë do të thotë “Unë jam rob i yt”. Ka edhe interpretime e mendime të tjera për këtë përshëndetje, por asnjëri prej tyre, sipas Islamit këtë përshëndetje nuk e bën të pranueshme. (…)
Siç shohim nga kuptimi i përshëndetjes “qao”, kur kështu e përshëndesim personin ne bëjmë shirk, sepse themi se jemi rob i dikujt tjetër përveç Allahut të Madhërishëm!

Nga Abdullah ibn Abbasi r.a., është transmetuar se Pejgamberi savs, ka thënë:
“E drejta e Allahut tek robërit e Tij është që ta adhurojnë vetëm Atë dhe me asgjë të mos i bëjnë shok Atij!” (Muttefekun alejhi)

Ndërsa shirku është të shoqëruarit dikë Allahut në pushtetin dhe në hyjninë e Tij!

Më së shumti Allahut shirk në hyjninë (ilahijetu) e Tij i bëhet, duke adhuruar dikë tjetër, duke iu lutur ose duke i drejtuar dikujt tjetër përveç Allahut ndonjë lloj të caktuar të adhurimit si: flijimin, zotimin, shpresën dhe dashurinë.

Shirku është mëkati më i madh, për këto arsye:

– Për shkak se shirku është identifikim i krijesës me Krijuesin në atributet hyjnore, kështu ai që i bën shok Allahut, ai atë e ka krahasuar me Allahun, dhe kjo është padrejtësia më e madhe, siç thotë Allahu në Kur’an:

“Me të vërtetë, të bërit shok Allahut, është padrejtësia më e madhe.” (Lukman, 13)

Allahu i Madhërishëm na ka lajmëruar se nuk do t’ia falë shirkun atij i cili nuk pendohet prej tij. Ai thotë:

„Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij. Kushdo që i bën shok Allahut, ai ka bërë mëkat të madh. (en-Nisa, 48)

Na ka lajmëruar Allahu i Madhërishëm gjithashtu, se ia ka ndaluar Xhennetin atij që bën shirk, dhe i tilli do të jetë në Xhehennem përgjithmonë. Ai thotë:

“Me të vërtetë, kush i bën shok Allahut, Allahu ia ndalon atij Xhennetin dhe strehim i tij është zjarri. Dhe, për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë. (el-Maide, 72)

– Për shkak se shirku është mëkati më i madh. Pejgamberi savs ka pyet:

“A doni të ju tregoj se cili është mëkati më i madh?” Sahabët janë përgjigjur: “Sigurisht, o i Dërguari i Allahut” Ai ka thënë: “Të bërit shirk Allahut, dhe mosbindja ndaj prindërve …” (Muttefekun alejhi).

Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit