8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ti je “musliman”, andaj kritika jote nuk është e saktë!

Më të lexuarat

I provokuar nga një shkrim ne një portal dhe reagimet përball tij vendosa me thanë edhe unë fjalën time dhe me e shpërnda edhe këtu.
Shkrimi paska qenë një vërejtje ndaj një hoxhe e ngjyrosur me gjuhen e tekfirsave.
Është i njohur një gabim logjik “ad homenem” që kuptimi i tij është sulmo njeriun shmangu nga argumenti i tij. Në rastin tonë tërhiq një paralele me një grup të urryer dhe s’ke nevojë me u marrë me argumentin e tij.

 
Në fakt ne si komunitet kemi vuajtur nga akuza e linçime me të njëjtën logjikë nga ateistët e binamazat. Andaj nëse diçka që del nga ne nuk është në rregull le të argumentohet pse është e tillë. Mjafton argumenti pa tërheq paralele neveritëse.
Përndryshe, paralele të tilla mund të tërhiqen pro dhe kundër secilit prej neve madje me qindra.

 
Në fakt komuniteti shumicën e vërejtjeve i trajton në këtë mënyrë: kjo prej tekfircave, kjo tjetra prej hizbive, kjo prej med’halive, kjo prej ihvancave kjo prej ateistave…
Është koha që kritikat me i analizu objektivisht dhe mjafton me u kundërpërgjigj me argumente nëse ka dhe me reflektu nëse nuk ka, gabimet logjike as nuk na hynë në punë as nuk e zgjedhin problemin.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit