12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Thuajse 45 për qind e izraelitëve e konsiderojnë BE-në si kundërshtar

Më të lexuarat

Sipas një studimi të ri thuajse 45 për qind e izraelitëve e konsiderojnë Bashkimin Evropian (BE) si kundërshtar, ndërsa 53 për qind e shohin se Izraeli duhet të përmirësojë marrëdhëniet e tij me Turqinë.

Sondazhi i institucionit kërkimor Mitvim zbuloi se 27 për qind e izraelitëve e shohin BE-në si mik, ndërsa 28 për qind nuk kanë mendim specifik.

BE mbështet “zgjidhjen e me dy shtete” për t’i dhënë fund konfliktit shumëvjeçar izraelito-palestinez dhe refuzojnë ndërtimin e kolonëve izraelite në territoret e okupuara palestineze.

Sondazhi, i cili u krye në shtatorin e kaluar me pjesëmarrjen e 700 izraelitëve dhe një gabim prej 3.5 për qind, zbuloi se 53 për qind e izraelitëve dëshirojnë që vendi i tyre të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë kundër 32 për qind, ndërsa 15 për qind nuk kishin një mendim specifik.

Sipas sondazhit, Rusia është vendi më i rëndësishëm për Izraelin së bashku me SHBA-të të ndjekur nga Gjermania, Britania, Kina, Franca dhe Egjipti.

Një shumicë prej 71 për qind besojnë se paqja me Jordaninë është dhe mbetet interes strategjik i Izraelit, ndërsa 16 për qind e konsiderojnë atë më pak të rëndësishëm sesa në të kaluarën dhe 13 për qind nuk kanë një mendim specifik.

Derisa 32 për qind e izraelitëve mendojnë se Izraeli i përket Lindjes së Mesme, 27 për qind theksojnë se i përkasin Evropës. Gjithashtu, 21 për qind thanë se i përkasin pellgut Mesdhe, 7 për qind thanë se nuk i përkasin asnjë prej këtyre grupimeve dhe 13 për qind theksuan se nuk kanë ndonjë mendim specifik./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit