20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Thjeshtësia e Umer ibn Hatab

Më të lexuarat

Erdhi Hermezani (I dërguari i Kisras) në Medine dhe dëshironte ta takoj Udhëheqësin e besimtarëve, Umer ibën Hatabin radijAllahu anhu. Me të hyrë në qytetin e Medines filloi të kërkoj pallatin e halifes dhe ishte i etur ta shihte njeriun të cilit iu dridhën nga frika e tij fronet e Kisras dhe Kajserit.

Por, ai nuk hasi në këtë qytet asnjë pallat, madje nuk hasi as në roje, më pas pyeti njerëzit: Ku është udhëheqësi i besimtarëve, Umeri? I thanë: Nuk e dim, por mund të jetë ai njeriu atje që qenka fjetur nën hijen e pemës. Nuk iu besoi atyre por shkoi tek ai, po sa u afrua pa se ai vërtetë ishte Umeri radijAllahu anhu, i cili për shtrojë kishte marrur tokën ndërsa mbulesë e kishte qiellin dhe kishte një gjybe të vjetër.

Hermezani u ndal tek ai i befasuar dhe i çuditur tej mase dhe këtu e tha fjalën e tij të njohur: “Sundove me drejtësi, ishe i sigurtë (nga durët e të tjerëve) dhe fjete (i qetë) o Umer”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit