12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Thirrje Trumpit që të dënojë sulmin ndaj xhamisë në SHBA

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e shoqërive civile muslimane në SHBA, i bënë thirrje presidentit amerikan, që të dënojë sulmin ndaj xhamisë në Minnesot

NEW YORK (AA) – Përfaqësuesit e shoqërive civile muslimane në SHBA, i bënë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të dënojë sulmin ndaj xhamisë në Minnesota, raporton Anadolu Agency (AA).

Mos dënimi i sulmit ndaj qendrës së Islamit Dar Al-Farooq në rajonin Bloomington, i cili u realizua para namazit të sabahut dhe shkaktoi dëme të vogla në zyrën e imamit, shkaktoi reagime të liderëve të shoqërisë muslimane në SHBA.

Zëdhënësi i Këshillit të Marrëdhënieve Islamike (CAIR), Ibrahim Hooper, thotë se “Heshtja e zyrtarëve publik në nivelin kombëtar vetëm se do t’i forcojë armiqtë e Islamit.”

Edhe kryetari i Shoqërisë Muslimane Amerikane të Minesotës, Asad Zaman, shprehet se “Jemi në kureshtje pse presidenti Trump nuk publikoi ndonjë tweet lidhur me këtë çështje.”

Kurse drejtori i marrëdhënieve Publike në CAIR, Robert McCaw, thotë se heshtja e presidentit Trump është një zgjedhje e vetëdijshme e tij.

Shtëpia e Bardhë: “Le të presim dhe të shohim”

Zyrtari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Sebastian Gorka, në një deklaratë për televizionin MSNBC, thotë se heshtja e Trumpit ka të bëjë me atë që nuk po dihet arsyeja që qëndron prapa sulmit dhe se për këtë arsye është i matur.

Duke vënë në dukje se të gjitha raportet e përgatitura pas sulmit janë të gabuara, Gorka thotë se “Duhet të bëhet kontrollimi i tyre, duhet të gjendet kush janë autorët e këtij sulmi.”

Në fund të fjalës së tij Gorka thotë se “Le të presim dhe të shohim. T’i lejojmë autoritetet lokale të bëjnë vlerësime. Shtëpia e Bardhë më pas do të japë deklarata.”

Në anën tjetër, shoqëritë civile muslimane në SHBA njoftuan se për ata të cilët do të ndihmojnë në kapjen e sulmuesit do të japin shpërblim prej 24 mijë dollarësh.

Ndërkaq, më shumë se një mijë amerikanë, në mes të tyre përfaqësues të shoqërive civile muslimane në rajon, klerikë si dhe priftërinj dhe rabinë, protestuan për këtë sulm përballë xhamisë.

Në këtë protestë mori pjesë edhe senatori i Minnesotës, shkrimtari dhe komedieni Al Franken dhe anëtari i Kongresit Tim Walz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit