12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

THIRRJA/ Pompeo: Pekini po përpiqet të fshijë fenë islame, solidaritet për të mos e lejuar

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim të hyrjes në vend për zyrtarë të lartë kinezë, përgjegjës për presion dhe dhunë kundër ujgurëve dhe pakicave të tjera muslimane në rajonin autonom të Xinjiang.

Në një deklaratë të shkruar, Pompeo tha se administrata e Pekinit po ndiqte një politikë shtypjeje në rajonin e Xinjiang, duke e akuzuar atë për “përpjekje për të fshirë fenë dhe kulturën islame në rajon”.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të heshtin mbi punën e detyruar, arrestimet arbitrare dhe kontrollin e detyruar të popullsisë ujgure dhe kazakëve etnikë, dhe as nuk do të heshtin mbi politikat shtypëse, duke përfshirë përpjekjet për të fshirë islamin dhe kulturën islame në rajon,” tha Pompeo.

Ai deklaroi se do të vazhdojë të synojë zyrtarët kinezë të përfshirë në shkeljet e të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang.

“Për shkak të rolit të tij në shkeljet e të drejtave të njeriut, sekretarit të partisë Chen Quanguo, sekretarit politik dhe juridik Zhu Hailun, sekretarit të Byrosë së Sigurisë Publike në Xinjiang Wang Mingshan dhe familjeve të tyrem iu ndalua të hynin në Shtetet e Bashkuara,” tha Pompeo, duke shtuar:

“Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime sot kundër abuzimeve të tmerrshme dhe sistemike në Xinjiang dhe u bën thirrje të gjitha vendeve që ndajnë shqetësimin tonë për sulmin e Partisë Komuniste Kineze ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, për të dënuar një sjellje të tillë.”

Provinca autonome e Xinjiang është provinca më e madhe e Kinës me një popullsi kryesisht muslimane të përbërë nga anëtarët e komunitetit etnik turk ujgur dhe kazakëve etnikë.

Organizatat kineze për të drejtat e njeriut janë përpjekur për ca kohë të tregojnë për bashkësinë ndërkombëtare problemin e komunitetit ujgur në Xinjiang në të cilin miliona njerëz burgosen në kampe, ku më pas detyrohen të transformohen kulturalisht në tjetër identitet, më saktë në atë komunist.

Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch (HRW) gjithashtu deklaroi në një raport të fundit se në dy vitet e fundit, shumë njerëz në Xinjiang kanë përfunduar në paraburgim në të ashtuquajturat qendra të edukimit politik.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për ekzistencën e këtyre qendrave të edukimit politik dhe ia bëri të qartë zyrtarëve kinezë në një takim të Dialogut për të Drejtat e Njeriut.

Pekini Zyrtar mohon ekzistencën e kampeve të tilla në Xinjiang, dhe Ministria e Punëve të Jashtme kineze pretendon se këto janë qendra që përdoren ekskluzivisht për arsimin profesional. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit