Thirja islame në media

0
130

Përdorimi i mediave është bërë një nga mjetet më të sukseshme dhe të dobishme të komunikimit në këtë kohë. Kjo është për shkak të popullaritetit por dhe të qënurit e saj një armë me dy teha.

Nëse mediat, si radioja, gazetat dhe televizioni përdoren për davet dhe për t’i udhëzuar njerëzit tek Allahu dhe te ajo që ka sjellë Pejgamberi, atëhere kjo është një gjë e madhe e cila mund t’i bëjë dobi ymmetit kudo që janë, me lejen e Allahut. Kjo mund t’i bëjë dobi edhe jo-muslimanëve për t’i ndihmuar ata për të kuptuar islamin dhe për ta mësuar atë, mësuar meriat e tija dhe për të kuptuar që është rruga e vetme për suksesin në këtë botë dhe në tjetrën.

Është e obligueshme si për thirësit në islam, ashtu edhe për qeveritarët musliman për të kontribuar për thirjen në islam, në çdo mënyrë që ata munden, përmes përdorimit të radios, gazetës, televizionit dhe të ligjëruarit në grumbullime, ditën e xhumasë si edhe në ditë të tjera. Ata duhet gjithashtu të përdorin mjete të tjera për t’i bërë njerëzit për ta dëgjuar të vërtetën, në të gjitha gjuhët që përdoren nga njerëzit, kështu që daveti dhe këshilla të mund t’i arrijë ata kudo që janë në botë.

Shejh Abdul Aziz Ibën Baz

Marrë nga: “Words of advice regarding dawah”, botuar nga el-Hidajah, 1998 

Shejh Abdul Aziz Ibën Baz,
3.12.2004