7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Thesari i Mubarakut kërkohet në Shqipëri dhe Maqedoni

Më të lexuarat

Hetuesit shqiptar dhe maqedonas verifikojnë nëse ish-diktatori egjiptian, Hosni Mubarak (84), ka patundshmëri apo llogari bankare në këto dy shtete. Këto hetime po i bëjnë me kërkesën e prokurorisë egjiptiane.

Autoritetet egjiptiane ia kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Drejtësisë të Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, për të vërtetuar dyshimin se Mubaraku dhe 47 ish zyrtarë të lartë (si dhe anëtarët e familjes së tij), kishin transferuar një pjesë të parave të tyre në këto shtete. Ky informacion do të jetë një dëshmi shtesë kundër Mubarakut, i cili po hetohet për korrupsion, vjedhje të pasurisë së shtetit, spastrim të parave dhe evazion fiskal.

Në interes të hetimit se ku ka përfunduar pasuria egjiptiane, autoritetet shqiptare dhe maqedonase duhet të verifikojnë patundshmëritë, llogaritë bankare apo partneritetet me të cilat mund të ndërlidhet Mubaraku. Nëse prona e tillë zbulohet, Prokuroria egjiptiane do të kërkojë konfiskimin dhe bartjen e tyre në llogari të Kajros zyrtare.

“Prokuroria shtetërore ka dërguar shtatë kërkesa për verifikimin e 47 emrave, përfshirë gruan dhe fëmijët e Mubarakut, të familjeve të tyre dhe ish-ministrave dhe zyrtarëve në poste të larta kur Mubaraku ishte shef shteti. Sipas materialit të paraqitur, ata persona janë nën hetime për akuza të ndryshme”, thonë nga Ministra e Drejtësisë në Shqipëri, transmetojnë mediat e huaja.

Dyshohet se 47 njerëz të afërt të Mubarakut, identiteti i të cilit është i njohur për autoritetet e zbatimit të ligjit, gjatë vitit 1982-2010 kanë realizuar pasuri në vlerë prej 185 miliardë dollarëve./tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit