3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Thesare nga surja El Enbija rreth përgjigjes së lutjeve të Profetëve

Më të lexuarat

Ismail Kibsi

Kush lexon suren El Enbija dhe mediton në thesaret e saj, do të gjejë se Allahu i Lartësuar i është përgjigjur lutjeve të Profetëve.

Le të lexojmë së bashku këto ajete, pastaj të themi sekretin e përgjigjes së lutjeve të tyre.

Ja se çfarë thotë Allahu i Lartësuar në një sërë ajetesh:

“(Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë – pati thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e atë dhe familjen e tij e shpëtuam nga ai tmerri i madh.” (Ajeti nr: 76)

“(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit! Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.” (Ajeti 83-84)

“(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetes! Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” (Ajeti 87-88)

“(Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij.”(Ajeti 89-90)

Me të drejtë, pas leximit të këtyre ajeteve kuranore na lind një pyetje: Cili është shkaku i përgjigjes së lutjes së Profetëve?

Menjëherë pas këtyre ajeteve, Allahu i Lartësuar e tregon shkakun e përgjigjes së lutjeve të tyre duke thënë: “Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, e ishin respektues ndaj Nesh.” (Ajeti 90)

Kështu pra, përpiqu të bësh gjithmonë punë të mira, lute Allahun duke shpresuar dhe duke u frikësuar, e ji respektues i ligjeve të Allahut në çdo moment, në mënyrë të atillë që Allahu i Lartësuar t’i përgjigjet lutjes tënde.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit