16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Theri me thikë në qafë nënën e tij

Më të lexuarat

Grindja mes djalit dhe nënës ka përfunduar me plagosjen e kësaj të fundit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vasto të Italisë, ku një i ri 17-vjeçar me inicialet, G. M ka therur me thikë nënën e tij, pas një grindje mes tyre.
Adoleshenti është arrestuar nga karabinierët mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ai ishte ende me rrobat e gjakosura.
Gjatë një kontrolli rutinë të ushtruar në makinën me të cilën udhëtonte i riu shqiptar së bashku me një shok të tijin, karabinierët kanë pikasur rrobat e gjakosura që mbante veshur 17-vjeçari dhe më pas e kanë pyetur atë.
I frikësuar, adoleshenti ka rrëfyer ngjarjen e rëndë dhe karabinierët u nisën në banesën e shqiptarit, ku kanë gjetur të shtrirë në shtrat gruan e gjakosur, e cila kishte marrë plagë të rënda në qafë, raporton noa.
E plagosura është dërguar menjëherë në spital ku dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Thika e bukës, me të cilën djali ka therur të ëmën është gjetur nga policia në dhomën e gjumit./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit