7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Themelohet Samsung Display

Më të lexuarat

Samsung Display është prodhuesi më i madh botërorë i ekraneve. Bëhet fjalë për kompaninë e re të ndarë nga kompania amë Samsung Electronics.

Kompania e re ka mbetur në pronësi të plotë të Samsung, punëson rreth 20,000 njerëz në mbarë botën, ndërsa prodhimi bëhet në pesë fabrika. Qysh në themelim, Samsung Display u bë prodhuesi më i madh botërorë i ekraneve. Kompania ende do ti ketë dy departamente – njërin për prodhimin e LCD-ve, dhe tjetrin për ekranet OLED. Pikërisht ekranet OLED do të jenë në fokusin e prodhimtarisë, tha CEO i Samsung Display Donggun Park.

Për Samsungun, e as për prodhuesit tjerë në fushën e prodhimtarisë së ekraneve pranvera nuk sjell lulëzimin e pritur. Përkundër qarkullimit prej 20 miliard dollarësh gjatë vitit të kaluar, kompania ka shënuar humbje në vlerën prej 655 milion dollarë. Konkurrenca e ashpër e bën të vetën, kështu për shembull departamenti për pajisjet HDTV pranë Sonyt po punon me marzhën prej 5 për qind (për krahasim, produktet e Apple kanë marzhën deri 40%). /kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit