12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

The Indipendent: Lufta në Afganistan e ka humbur kredibilitetin e saj

Më të lexuarat

Gazeta britanike The Indipendent, në një artikull special të saj, ka deklaruar se çdo politikan e ka tepër të vështirë të mbrojë politikën perëndimore që është ndjekur në Afganistan.

Sipas gazetës, lufta që filloi në 2011 për largimin e Talibanve nga pushteti, nuk i ka dhënë frutat e saj, siç ka ndodhur me të gjithë luftrat e tjera që janë zhvilluar në Afganistan.
Gazeta thotë se vizita e kryeministrit britanik Cameron në Afganistan, është një tregues se kjo luftë tashmë e ka humbur kredibilitetin e saj. Cameron bëri avokatin ndaj kësaj lufte, e cila edhe pse si ka përmbushur qëllimet, vazhdon të korrë jetët e ushtarëve dhe oficerëve britanikë.
Cameron tha se vendimi për uljen e numrit të ushtarëve anglezë në Afganistan ishte vendim tejet i vështirë, por ai beson se ishte vendimi më i duhur.
Korrespondenti i gazetës në Kabul, e mbyll artikullin e tij me fjalët:”Nuk e dimë nëse vendimi i Cameron është i drejtë apo i gabuar, por ajo që dimë është se Cameron nuk kishte alternativë tjetër. Britania nuk ka rrugë tjetër veçse ti shkojë pas SHBA-ve.” /ardhmeriaonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit