“The Economist”: Si vepron “diplomacia e Ramazanit” e nisur nga Thomas Jefferson

0
103

Që nga viti 1805, liderët perëndimorë kanë marrë vendime delikate duke tentuar të tregojnë respekt për muajin kur muslimanët agjërojnë. Në 9 dhjetor të po këtij viti, Thomas Jefferson ndryshoi kohën e tij të zakonshme për drekë në Shtëpinë e Bardhë duke e zhvendosur atë në perëndim të diellit. Kjo për shkak të respektit ndaj disa mysafirëve nga Tunizia, të cilët agjëronin Ramazanit. Ata ishin aty për të noegociuar një rol në mbrotjen e anijeve amerikane nga sulmet e piratëve të Afrikës së Veriut – shkruan “The Economist”.

Kohët e fundit, në Perëndim janë shtuar rastet kur politikanë deri dhe agjërojnë, në mënyrë për të shprehur solidaritet me muslimanët dhe për t’u dhënë atyre mbështetje, ndërkohë që është bërë e zakonshme shtrimi i iftareve prej tyre – vijon trajtesa.

Pas Donald Trump morri Presidencën, Shtëpia e Bardhë dhe Ministria e Jashtme ndaloi një traditë të gjatë të organizimit iftareve. Megjithatë, tradita rifilloi dhe deklaratat e Trump mbi Islamin dhe muslimanët ishin shumë më pozitive. Fjalimi i tij me rastin Ramazanit të këtij viti – shkruan “The Economist”, dukeshin sikur ishin huazuar nga predikimet në xhami: “Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët duhet agjerojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, të lexojnë Kur’an dhe të bëjnë vepra të mira. Në këtë mënyrë, ata ripërtërijnë ndjenjën të qëllimit në udhëtimin e tyre shpirtëror; afërsinë me Zotin dhe përfshirjen nën mëshirën e Tij”, tha ndër të tjera Trump.

Por Trump nuk është i vetmi udhëheqës perëndimor që përdori Ramazanin për të kundërshtuar përshtypjen se ai është anti-musliman. Ish-kryeministri kanadez, Stephen Harper, në vitin 2015 u bë udhëheqësi i parë i këtij vendi që organizoi iftar për Ramazan, pavarësisht faktit se partia e tij konservatore favorizoi ndjenjat anti-muslimane.

Pasardhësi i tij, politikani liberal Justin Trudeau, tregon dashuri të veçantë për Ramazanin. Në një nga mesazhet e tij, ai tha se “shpreh respekt për vlerat themelore të Islamit, të tilla si dhembshuria dhe ndihmesa për të tjerët”.

Në Francë, e cila ushqen rendin sekularist, e në të cilin kryetari i shtetit nuk lejohet që në ambientet zyrtare të organizojë ndonjë ngjarje me theks fetar, Emmanuel Macron i është përgjigjur ftesës së Këshillit Musliman Francez dhe mori pjesë në një iftar në Ramazanin e vitit 2017.

Politikanët gjermanë gjithashtu e njohin “diplomacinë e Ramazanit” – shkruan “The Economist”, duke veçuar faktin se Angela Merkel u shfaq në vitin 2015 në një iftar të organizuar nga Ministria e Jashtme Gjermane në Berlin. Merkel tha: “Është e qartë se Islami është pjesë e Gjermanisë”.

Iftaret në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e fundit janë mëse të zakonshme – sipas “The Economist” duke vënë në dukje se qeveria britanike edhe këtë vit përcolli urimet për Ramazan.

Madje fjalët e Theresa May u bënë hit në rrjetet sociale teksa u shpreh: “Ramazani paraqet vlerat universale të tilla si devotshmëri, paqe, sakrificë dhe bamirësi”. /tesheshi.com/