13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Thaçi viziton Liqenin e Ujmanit

Më të lexuarat

“Kosova është një, është e pavarur, sovrane edhe bisedat që po zhvillohen e do të vazhdojnë në ditët dhe javët e ardhshme në Bruksel do të jenë për paqen, stabilitetin, për njohjen reciproke Kosovë-Serbi”

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka realizuar një vizitë në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për media nga ky vend Thaçi tha se “Sot kisha kënaqësinë që në një vizitë krejt rutinë, normale të punës të vizitoj pikën kufitare në Bërnjak, të takoj policë kosovarë, të takoj kufitarët në pikën IBM të instaluar nga rezultatet e bisedimeve në Bruksel. Ishte një mrekulli të shihje gjithë njerëzit të nacionaliteteve të ndryshme shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, duke punuar të gjithë pa dallim në shërbim të vendit, në shërbim të ligjit, në shërbim të së mirës, në shërbim të lëvizjes së lirë të njerëzve, të mallrave, në një gjendje krejt normale”.

Ai tha se sot ka vendosur që të bëj një xhiro lundrimi në Liqenin e Ujmanit, i cili sipas tij, është një vend i bukur dhe i pakrahasueshëm si dhe një aset i fuqishëm energjetik dhe bujqësor i Republikës së Kosovës.

Thaçi theksoi se kjo është një vizitë krejt normale, ku bëri të ditur se është takuar me disa serbë të këtij lokaliteti. “Ne punojmë për Kosovë të re, për Kosovën evropiane, për Kosovën atdhe të të gjithë qytetarëve të saj, për një Kosovë të perspektivës euroatlantike. Prandaj unë si presidenti i vendit i shërbej të gjithëve pa dallim etnie në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq në lidhje me pyetjen e gazetarit se “Pasi që flitet shumë në kohën e fundit për korrigjimin e kufijve, a ka gjasa që ky liqen të kalojë në anën e Serbisë”, Thaçi tha: “Edhe sot nga ky vend i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës, nga kjo hapësirë dhe aset i fuqishëm i Republikës së Kosovës në sektorin energjetik dhe të bujqësisë dërgoj mesazhin më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, të punojmë së bashku për Kosovën e re, evropiane dhe për Kosovën në NATO dhe në Bashkim Evropian. Kosova është një, është e pavarur, sovrane edhe bisedat që po zhvillohen e do të vazhdojnë në ditët dhe javët e ardhshme në Bruksel do të jenë për paqen, stabilitetin, për njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe perspektivë euro-atlantike”

Policia e Kosovës shoqëroi eskortën e Presidentit Thaçi

Ndërkaq Policia e Kosovës sot ka njoftuar se me njësitet e saj relevante ka qenë e angazhuar në shoqërimin e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, e cila u realizua në veri të Mitrovicës.

“Njësitet policore janë kujdesur që të ofrojnë siguri gjatë gjithë kohës së vizitës së delegacionit në veri të Mitrovicës, vizitë kjo e cila u realizua konkretisht në Pikën Kufitare Bërnjak dhe tek Liqeni i Ujmanit. Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, është kujdesur në aspektin e sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë dhe pa incidente, ashtu edhe si e tillë ka përfunduar”, njofton PK.

Liqeni i Ujmanit është një liqen artificial që shtrihet në veri të Kosovës dhe një pjesë e vogël e liqenit kalon në territorin e Serbisë.

Kujtojmë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë kohëve të fundit ka sjellë në rend dite çështjen se Kosova duhet të jetë e gatshme të shqyrtojë opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Reagon KFOR-i me rastin e vizitës së Thaçit në Ujman

Pas raportimeve rreth pranisë së Policisë së Kosovës në zonën e Liqenit të Ujmanit, KFOR-i nëpërmjet një reagimi ka bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje.

“Është konfirmuar prania e sotme e Policisë së Kosovës në zonën e Ujmanit. Këta ishin personeli i policisë përgjegjës për mbrojtjen e z. Thaçi, i cili po vizitonte zonën e Zubin Potokut. KFOR-i po shqyrton praninë e dyshuar të Njësisë Speciale (ROSU). Për më tepër, KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën me patrulla dhe helikopterë”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka realizuar një vizitë në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se me njësitet e saj relevante ka qenë e angazhuar në shoqërimin e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, e cila u realizua në veri të Mitrovicës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit