15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Thaçi, Veseli e Haliti, treshja e tmerrshme do të shpëtojnë nga Gjykata Speciale”

Më të lexuarat

“Unë mendoj që peshqit e mëdhenj, do të shpëtojnë nga kjo Gjykatë, siç janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, kjo është treshja e tmerrshme që ka qene dhe asnjëri nga këta nuk do të preket.

Por do të ketë disa komandantë të zonave operative, dhe do të ketë zëvendëskomandantë të njësive operative që kanë qenë në nivel vendi, por besoj që kjo gjykatë më shumë do të jetë një gjykatë politike”, thotë Islami.

Parlamenti i Kosovës me shumicë votash, në muajin gusht të vitit 2015 kishe miratuar ligjin për formimin e Gjykatës Speciale, e cila do të funksionoj me seli në Hagë.

Formimi i kësaj Gjykate erdhi si rezultat i raportit të Dick Marttyt, i cili thekson se gjatë luftës në Kosovë ka ndodhur trafikimi organesh, e ku në këtë janë të përfshirë disa prej udhëheqëseve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur që Gjykata Speciale do të hetojë edhe vrasjet e pasluftës, ku nga këto vrasje më shumti kanë pësuar anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ditë më parë, në konferencën e parë të mbajtur në Hagë janë bërë të ditur detajet e para rreth kësaj Gjykate, por ende nuk dihen se kush do të jenë personat të cilët do të ulën në bankën e të akuzuarve.

Njohësi i zhvillimeve në vend, Gazmend Islami për gazetën “Bota sot”, thekson se “peshqit e mëdhenj”, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Xhavit Haliti do të shpëtojnë nga kjo Gjykatë.

“Unë mendoj që peshqit e mëdhenj, do të shpëtojnë nga kjo Gjykatë, siç janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, kjo është treshja e tmerrshme që ka qene dhe asnjëri nga këta nuk do të preket. Por do të ketë disa komandantë të zonave operative, dhe do të ketë zëvendëskomandantë të njësive operative që kanë qenë në nivel vendi, por besoj që kjo gjykatë më shumë do të jetë një gjykatë politike”, thotë Islami.

Sipas tij shumë më mirë do të ishte që të formohej një gjykatë në Kosovë e cila do të hetonte krimet ekonomike dhe poltike, ku sipas tij ku kemi me qindra politikanë të cilët janë të kriminalizuar, të cilët janë marr me krime ekonomike por edhe me krime politike, ku kemi shumë njerëz të vrarë nga Lidhja Demokratike të Kosovës.

“Shumë me e udhës do te ishte sikur në Kosovë të formohej një gjykatë e cila do të merrej me krimet e ndodhura pas lufte, që ka tepër shumë, ku kemi me qindra politikanë të cilët janë të kriminalizuar, të cilët janë marr me krime ekonomike por edhe me krime politike, ku kemi shumë njerëz të vrarë nga Lidhja Demokratike të Kosovës. Gjithashtu kemi edhe dhjetëra komandantë të cilët janë vrarë nga klanet mafioze, pra këto klane që i kemi edhe sot e që kanë qenë edhe gjatë luftës, si drejtoria politike e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, prandaj mendoj që Gjykata Speciale nuk do të prekë njerëzit kryesor të cilët janë marrë me krime ordinere, ndërsa të do të prekë njerëz, komandantë që gjatë luftës që ishin të rangut më të ulët, dhe që nuk do të qojnë ndonjë peshë më të madhe” thotë ai.

Islami më tej thekson se me formimin e kësaj gjykate, bashkësia ndërkombëtare synon që të bëjë një baraspeshë politike mes krimeve serbe që kanë ndodhur në Kosovë dhe tash gjoja se krimeve të bëra nga ana e shqiptarëve.

“Kjo veç sa do ta dobësoj respektin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare, në qoftë se vjen deri të dënimi i tyre, ku kjo do të merret sikur ne kemi bërë krime e jo Serbia, që ka varë mbi 12 mijë persona, e mbi 2000 mijë viktima ende të pa zbuluara në varrezat e tyre në Serbi, dhe mbi 20 mijë gra të dhunuara në Kosovë, ke me ketë Gjykatë, bashkësia ndërkombëtare po synon që të bëjë një baraspeshë politike mes krimeve serbe që kanë ndodhur në Kosovë dhe tash gjoja se krimeve të bëra nga ana e shqiptarëve”, thekson Islami.

Po ashtu edhe analisti Faik Krasniqi, thotë se të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj” do të mbesin të pa prekshëm nga kjo Gjykatë.

“Gjykata Speciale do të themelohet vetëm për krimet e supozuara të luftës, në bazë të raportit të Dick Martit. Kështu që ”peshqit e mëdhenj” të politikës do të jenë të paprekshëm nga kjo Gjykatë, e ”kurban” të tyre do të bëhen njerëz të dorës së dytë. Por nëse Gjykata Speciale do t’i trajtonte të gjitha krimet ekonomike dhe vrasjet me motive politike, atëherë me të vërtetë do të ndodhte ai ”tërmet” tronditës, ku do të pastrohej skena politike nga këta politikanë kriminelë e mafiozë, të cilët prej 17 vjetësh e kanë kapur shtetin për fyti, duke e vjedhur, plaçkitur dhe pamëshirshëm e shkatërruan në çdo qelizë të saj”, thotë Krasniqi.

Administratorja e Dhomave të Posaçme Fidelma Donlon, tha se gjykata shpreson të fillojë veprimtaritë juridike në pjesën e parë të vitit 2017, duke përshtatur rregullat, procedurat, para se kryeprokurori të ngritë akuzat ndaj cilido të pandehur.

Edhe gazetari Milaim Zeka, menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga ana e Kuvendit të Kosovës, kishte publikuar katër emra të cilët sipas tij do të gjykohen nga Gjykata Speciale.

Sipas Zekajt, ne listë do të jenë: Hashim Thaçi Kadri Veseli Agim Çeku, Azem Syla, Xhavit Haliti e Shaip Muja, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj e Rexhep Selimi./BS/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit