7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Thaçi për mbulimin e statujës së Skënderbeut: O urrejtje-nxitës, feja islame nuk lejon…

Më të lexuarat

Eksperti i Arsimit dhe njohësi i fesë Islame, Jusuf Thaçi, ka reaguar pas publikimit nëpër media, të lajmit për mbulimin e shtatores së Skenderbeut në Tiranë gjatë faljes së namazit të Bajramit,

Ai këtë e ka arsyetuar duke thënë se në Islam ndalohet falja e namazit para çfarëdolloj figure të gjallesave, qoftë fotografi, pikturë a skulpturë. Prandaj, sipas tij, gjatë faljes së namazit duhet vendosur perde mes falësit të namazit dhe figurës së gjallesës.

“Pra, vendosja e perdes mes falësit të namazit dhe ndonjë figure të gjallesës nuk ka të bëjë me mosrespektimin e figurës, por lidhet me parimin islam të mosngjasimit të adhurimit islam me idhujtarinë”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

O injorantë e urrejtje-nxitës,

Në islam ndalohet falja e namazin para çfarëdolloj figure të gjallesave, qoftë fotografi, pikturë a skulpturë e çfarëdolloj gjallese. Prandaj, gjatë faljes së namazit duhet vendosur perde mes falësit të namazit dhe figurës së gjallesës.

Edhe nëpër odat tona në Kosovë ku është e vendosur fotografia e Adem Jasharit në drejtim të Kibles, ajo foto ose hiqet ose mbulohet gjatë faljes së namazit.

Pra, vendosja e perdes mes falësit të namazit dhe ndonjë figure të gjallesës nuk ka të bëjë me mosrespektimin e figurës, por lidhet me parimin islam të mosngjasimit të adhurimit islam me idhujtarinë.

Myslimani nuk bën sexhde para asnjëlloj figure të gjallesave tokësore, por vetëm para Zotit. Prandaj, në xhami nuk ka figura të gjallesave, madje as në artin islam në përgjithësi nuk ka figura të gjallesave.

Mos bëni tema nga hiçi për të nxitur urrejtje se u bëtë gazi i botës me injorancën e “patriotizmin” tuaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit