7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Thaçi: Nuk do të ketë as Shqipëri të Madhe as Kosovë të Madhe

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë dhënë për agjencinë e lajmeve të Austrisë ‘APA“ ka folur për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Sipas presidentit, nga marrëveshja Kosovë-Serbi, qytetarët do të kenë një jetë më të mirë, sepse nga jetësimi i marrëveshjes do të përmirësohet edhe gjendja ekonomike dhe do të krijohen më shumë vende të punës.

“Shansi për të arritur një marrëveshje të tillë asnjëherë nuk ka qenë më i mirë, sepse kemi mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së. Risia është që edhe Rusia do të jetë në gjendje të pranojë marrëveshjen, nëse të dyja palët pajtohen”, ka thënë Thaçi në këtë intervistë sipas asaj që vetë e ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”.

Presidenti Thaçi ka bërë të ditur se në këtë intervistë ka potencuar se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë shans për marrëveshje, pasi që sipas tij, qytetarët do t’i mallkojnë në dekadat e ardhshme.

“Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera. Kjo marrëveshje do të jetë gjithëpërfshirëse, e cila trajton edhe çështje të tjera, si çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët edhe më tutje nuk janë kthyer në vendlindje” ka thënë Thaçi për APA.

Thaçi ka hedhur poshtë mundësinë e krijimit të Shqipërisë së Madhe.

“Nuk do të ketë as Shqipëri të Madhe, as Kosovë të Madhe. Në vend të kësaj, ne synojmë ta integrojmë rajonin në hapësirën pan-europiane”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit