7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Thaçi: Nga 57 shtete të OBI-t, 30 e kanë njohur Kosovën

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po i prin delegacionit të Kosovës, në Nju Jork, është takuar sonte me Sekretarin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Thaçi e përgëzoi sërish Dr. Al-Othaimeen për marrjen ​e postit të Sekretarit të Përgjithshëm të OBI-t, një organizatë kjo që e ka përkrahur Kosovën fuqishëm.

“E falënderova Dr. Al—Othaimeen për mbështetjen e rëndësishme të OBI-t për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Nga 57 shtete të kësaj organizate, 30 prej tyre e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi gjatë takimit.

Ai shtoi se mbështetja e Sekretarit të OBI-t dhe të shteteve anëtare të saj për rritjen e njohjeve të Kosovës është e një rëndësie të posaçme për afirmimin e shtetit në arenën ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit