15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Thaçi më në fund realizon fotografinë me Trumpin

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar në Facebook një fotografi me presidentin amerikan Donald Trump.

Krahas tyre, shihen edhe dy zonjat e para.

Kjo fotografi është bërë në kuadër të pritjes që presidenti amerikan u bën presidentëve të shteteve tjera, gjatë mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme.

Thaçi nuk ka konfirmuar se ka pasur rastin të shkëmbejë ndonjë fjalë me Trumpin, veç shkrepjes së fotografisë së përbashkët.

Sipër fotos ka shkruar: “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë e përjetshme ndërmjet popujve tanë.”

Ndërkohë, në një paraqitje për një televizon vendor, nga New York-u, ka thënë se e ka marrë mbështetjen amerikane për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit