20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Thaçi liroi nga burgu dhëndrrin që vrau vajzën e tij, reagon rrjeti i grave të Kosovës

Më të lexuarat

Presidenti Thaçi ka falur një të njohur të tij, respektivisht, dhëndrin e axhës, i cili në vitin 2008 kreu 2 vrasje. Në mesin e të vrarëve ishte vajza e tij 15 vjeçe dhe kushëriri i tyre i moshës 21 vjeç.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar rrjeti i Grave të Kosovës që ngrit shqetësimin në lidhje me atë se cilat kritere janë marrë për bazë në rast të faljes nga mbajtja e dënimit të burgut të këtij personi.

RrGK thotë pasi presidenti dhe i faluri, kanë lidhje familjare, po ashtu paraqet një shqetësim, pasi që ky mund të jetë një mesazh dekurajues për të burgosurit dhe të burgosurat por edhe për të gjithë shoqërinë.

RrGK pohon se në të kaluarën ka vizituar Instituctionet Korrektuese, ku ka parë raste të grave të cilat në vetëmbrojtje kanë vrarë anëtarë të familjes.

“Edhe pse ka pas raste dhe fakte për torturat që këto gra i kanë përjetuar ndër vite si pasojë e dhunës në familje ndaj tyre, ky fakt nuk është marrë parasysh si rrethanë lehtësuese nga ana e gjyqësorit dhe po këto gra janë dënuar për vrasje në vetëmbrojtje me burgim deri në 30 vite. Andaj jemi të shqetësuara se në këtë rast, falja e ushtruar si e drejtë e Presidentit nuk ka respektuar institucionin e faljes si institucion i përkufizuar sipas ligjit të Kosovës”, thuhet më reagim.

Ligji për Falje i Republikës së Kosovës, në Nenin 5, thotë se “rrethanat që mund të shqyrtohen gjatë dhënies së faljes përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: peshën e krimit; rrezikun e recidivizmit; pendimin e sinqertë; dhe shfaqjen e sjelljeve dhe karakterit të respektueshëm”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit