11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Tetova sërish qyteti më i ndotur

Më të lexuarat

Koncentrimi ekstrem i lartë prej 801 mikrogramë në metër kub, janë vërejtur mbrëmë në orën 21:00 në Tetovë përmes stacioneve matëse shtetërore për monitorim dhe matje të cilësisë së ajrit në aplikacionin për celularë “Ajri im”.

Koncentrimi i materieve të dëmshme në ajër është 16 herë më i lartë nga 50 mikrogramë të lejuar në metër kub. Mbrëmë dyfish ishin rritur edhe koncentrimet e PM 2,5 grimcave të cilat në vend se të jenë 50 mikrogramë në metër kub, kanë arritur 123. Të dhënat e koncentrimeve të mesme ditore të PM10 nga stacionet matëse shtetërore në mëngjes tregojnë 138 mikrometër në metër kub PM10 me çka Tetova është edhe qyteti më i ndotur në shtet.

Edhe pse standardet shëndetësore botërore parashikojnë në një vit kalendarik të mos ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur, përkatësust prani e rritur e grimcave helmues PM10 dhe PM2, deri tani në 75 ditët në Tetovë vërehen koncentrime të larta të materieve të dëmshme në ajër. Shifra në ditët kur është rritur koncentrimi i grimcave të dëmshëm nuk është i tërësishëm duke e ditur që nga 26 prilli deri më 23 shtator nuk kishte matje.

“Nga 26 prilli i këtij viti instrumenti për PM10/2,5 është dërguar në laboratori të akredituar për kalibrim në Vjenë, Austri. Pas kthimit të tij i njëjti është instaluar më 23.09.2019 këtë vit dhe prej atëherë ka të dhëna për PM10/2.5 nga vendi matës në Tetovë, është përgjigjja nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Banorët e Tetovës më së shumti janë përballur me ajrin e ndotur në vitin 2015 ku prej 365 ditëve madje në 350 ka pasur prani të lartë të grimcave të dëmshme PM10. Në vitin 2016 ka pasur 302 ditë me ajër të ndotur, ndërsa në vitin 2017 ajri ka qenë i ndotur në 134 ditë, ndërsa në 14 nuk ka pasur të dhëna.

“Sezoni i ajrit të ndotur alarmant më së shpeshti përkon me fillimin e sezonit të ngrohjes, përkatësisht në vitet e fundit koncentrimi i grimcave PM10 fillon të rritet në ditët e vjeshtës, e arrin maksimumin në ditët e dimrit, fillon të bie në pranverë, por pothuajse asnjëherë nuk zbret nën 50 mikrogramë të sigurta në metër kub ajër. Vetëm gjatë verës sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit Jetësor të rralla ishin ditët e tejkalimit të kufirit të sigurisë për koncentrimin e mesëm ditor”, thotë Ratak Davidkovski nga Qendra e Shëndetit publik në Tetovë.

Stacioni i monitoringut në Tetovë është instaluar në muajin prill të vitit 2004 dhe nga fillimi bën matje të grimcave të pezulluar me madhësi deri në 10 mikrometra (PM10).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit