6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tetëshja për 15 dollarë?

Më të lexuarat

Sipas një shkrimi në faqen WinSuperSite, ku citojnë një informatë nga Mary Jo Foley të CNet, Microsoft po përgatit një promocion për blerësit e Windows 7 pas 2 qershorit. Përveç kësaj, sipas informatave të reja, të gjithë ata të cilët kompjuterin e blejnë me Windows 7 pas kësaj date do të kenë të drejtën e blerjes së Windows 8 Pro me çmim prej vetëm 15 dollarë.

Me këtë veprim Microsoft dëshiron të sigurohet kundër “politikës së pritjes”, respektivisht shtyrjes së blerjes së kompjuterit të ri për shkak të paraqitjes së versionit të ri të Windowsit. Promocione të ngjashme me këtë nuk janë të huaja për Microsoftin, por deri tani ofroheshin versionet ekuivalente të SO të ri, e tani Pro versionin e Windows 8 do ta marrin të gjithë. Promocioni pritet të filloj njëkohësisht me paraqitjen e versionit Release Preview të Windows 8 që është paralajmëruar për fillimin e qershorit.

Përveç mbindërtimeve tjera, Microsoft sipas pohimeve po përgatit “pakot” siç janë mundësia e mbindërtimit në Windows 8 Pro + Windows Media Center. Mbindërtimet pritet të kryhen përmes ndërfaqes së re Add Features to Windows 8. /Telegrafi / kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit