15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Tetëmbëdhjetë çelësa për Pendim

Më të lexuarat

Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirë Bërësit

Tetëmbëdhjetë çelësa për Pendim

Shejh: Xhemaz ibn Abdurrahman el Xhemaz

 

Pyetja:
Unë jam mysliman por me emër, dua të pendohem dhe të kthehem te Allahu dhe te feja, por pasi që pendohem kthehem në atë që isha më parë, pra ju lutem juve që të më jepni një këshill që të pendohem dhe mos të kthehem prapë në atë që isha më parë.

Përgjigja:
Falënderimi i takon Zotit të botërave, më pas:
Kjo o vëlla fisnik, ka rrugë dhe mënyra të caktuara për të vazhduar në pendim, bile ajo është çelësi i pendimit, përmbaju dhe përkujdesu për praktikumin e tyre, e prej tyre:

1. Sinqeriteti ndaj Allahut subhanehu ue teala:


Kjo është prej ilaçeve më të mira, ngase kur të bëhesh i sinqertë ndaj Allahut subhanehu ue teala dhe e vërteton pendimin tënd të ndihmon Allahut në të, dhe ta lehtëson dhe ti largon pengesat të cilat të dalin në rrugën tënde, dhe të ndalojn nga pendimi, nga të këqijat dhe ndyrësirat , ka thënë Allahu subhanehu ue teala për Jusufin alejhi selam: {
Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robtë tanë të zgjedhur.} (Jusuf 24)
Ka thënë ibn el-Kajimi: “Besimtari i cili është i sinqertë ndaj Allahut është prej më të mirëve në jetë, dhe më me fat, dhe me gjoks më të lirë (hapur), dhe me zemër më të gëzuar, kjo është xheneti i shpejtuar para xhenetit të vonuar (ahiretit). ” (El-Xhewab el-Kafi libn el Kajim)
Pra le të jetë qëllimi yt në rregull, dhe pendimi i mirë me sinqeritet

2. Mbushja e Zemrës me dashuri ndaj Allahut subhanehu ue teala:

Ngase kjo është më lëvizëse te zemrat, sepse zemra nëse zbrazet nga dashuria e Allahut subhanehu ue teala atëherë e kapin rreziqet, dhe e robërojnë të këqijat, dhe shkojnë me të në të gjitha kahjet, e kur mbushet zemra me dashuri ndaj Allahut subhanehu ue teala për shkak të diturisë së dobishme dhe veprave të mira plotësohet rahatia e tij, dhe mbushet kënaqësia, dhe pastrohet nga epshet, dhe i bëhen të lehta adhurimet.
Pra mbushe zemrën me dashuri ndaj Allahut subhanehu ue teala, dhe me të gjallërohet zemra juaj.

3. Luftimi ndaj vetës tënde:

Luftimi i vetës është me dobi të madhe, me shumë ndikime, ndihmuese për mangësimin e të këqijave, ndikuese për fillimin e të mirave, thotë Allahu subhanehu ue teala: { E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bamirësve.} (Ankebut 69)
E nëse e ndalon vetën tënde dhe e detyron për adhurim, dhe e ndalon nga mëkatet, atëherë përgëzohu për të mira, do të vijnë të teje të mirat, dhe të zbresin bekimet, çdo gjë që e ke urryer dje sot të bëhet e dashur, dhe çdo gjë që ka qenë e rënd dje, të bëhet e lehtë sot, e dije se luftimi i vetës nuk është një herë apo dy, por është deri në vdekje.

4. Shkurtimi i shpresës për jetë dhe Përkujtimi i Ahiretit

E nëse e përkujton shkurtimin e dunjas, dhe shpejtësinë e mbarimit të saj, dhe e kupton se kjo është kopshti i ahiretit, dhe fat për veprimin e punëve të mira, dhe e përkujton xhenetin dhe çfarë ka në të prej kënaqësive të plota, dhe zjarrin dhe çfarë ka në të prej dënimeve të ashpër, largohesh nga vazhdimi i epsheve, dhe shpejton për në pendim të sinqertë dhe e zbukuron me vepra të mira.

5. Dituria

Ngase dituria është dritë e cila ndriçon, dhe e obligon pronarin e saj për çdo të mirë, dhe e largon nga çdo e keqe, e njerëzit në këtë janë me grada, secili sipas asaj që i përshtatet, pra bëhu i kujdesshëm për të mësuar atë që të bënë dobi prej diturisë dhe prej diturisë është që ta dish se e ke obligim pendimin, dhe çka ka ardhur për të, dhe diçka prej dispozitës së pendimit, dhe prej diturisë është që ta dish dënimin e mëkateve dhe të keqën, poshtërsinë dhe nënçmimin e tyre.

6. Angazhimi me atë që të bënë dobi dhe largimi nga vetmia dhe papunësia.

Papunësia te njeriu është shkaku i drejtpërsëdrejti për devijimin e tij, e nëse angazhohesh me atë që ke dobi në fenë dhe jetën tënde, pakësohet dëmi yt, dhe nuk gjen moment për të prishur e as për të u shkatërruar, e vetja yte o njeri nëse nuk e angazhon me atë që ke dobi të angazhon me atë që të bënë dëm.

7. Largimi nga gjërat ngacmuese, dhe nga ata gjëra që të përkujtojnë mëkatet


Çdo gjë që është shtyrës ndaj teje për ngacmimet dhe thirrje për në mëkate, dhe të lëviz ndaj teje epshin për të vepruar haramin, me fjalë apo me vepër , gjithashtu duke dëgjuar apo shikuar ose duke lexuar, largohu nga ajo, dhe ndërprerje lidhjen tënde me atë, siç janë njerëzit p.sh, apo shokët veçanërisht , gjithashtu edhe grat e huaja ndaj teje, gjithashtu edhe vendet të cilat është e shumtë shkuarja ku dobësohet imani, siç janë klubet dhe pushimoret apo restorantet, gjithashtu largimi nga mexhliset ku fliten fëlliqësira dhe gjëra te kota, dhe largimi prej fitneve, dhe rregullimi i vetes ndaj tyre, dhe prej saj është nxjerrja e çdo mëkati që je penduar nga ai, dhe mos mbetja e tij me ty në shtëpi apo në vendin e punës.

8. Shoqërimi i të mirëve


Nëse shoqëron të mirin e gjallëron zemrën tënde, dhe e rehaton gjoksin tënd, dhe ndriçon mendimi jot, dhe ti bënë të qarta gabimet e tua, dhe të ndihmon për respektimin e urdhrave të fes, e kështu janë të mirët.
Shoqëruesi i mirë të përkujton Allahun, dhe të ruan në prezencë dhe kur mungon, ta ruan personalitetin tënd, dije se mexhliset e hajrit (mirë) i mbulon mëshira e Allahut dhe i shoqërojnë melaqet, dhe zbret ndaj tyre qetësia dhe rehatohen, pra kujdesu për të shoqëruar shokë të mirë dhe të udhëzuar, dhe mos i largo sytë nga ata, se ata janë besnik.

9. Largimi nga shokët e kqinjë të prishur

Ruaju nga shoku i keq, se ai ta prish fenë tënde, dhe ti fsheh gabimet, ta zbukuron të keqën, dhe ta bënë të keqe të bukurën, të dërgon në fëlliqësira, të largon nga të gjitha të mirat, deri sa të mashtroje që të veprosh edhe prej mëkateve të mëdha, ndoshta edhe turpin ta nxjerr në shesh dhe të poshtëron, nuk është rreziku vetëm nëse të shtyn të pish duhanin apo alkoolin apo drogën, por rreziku më i madh është në mendimet e këqija dhe besime të humbura , e kjo është më e rrezikshme dhe më e rënd se mëkati i epshit, ngase ai i cili ka besim të devijuar mahitet edhe me simbolet e fes islame, me kulturën e mirë, pra ai nuk mërzitet për të këqijat, dhe as nuk i zihet besë për gjëra të dobishme, bile ai e përzien hakun me të devijuarën, pra nuk është pjesëmarrës i paralizuar, por pjesëmarrës i me helm i cili e shpërndahet shkatërrimi i tij sikur byku në zjarr.

10. Shikimi në pasoja.

Kur mendon të bësh ndonjë mëkat, përkujto pasojën e kësaj, dhe frikoju nga përfundimi i keq, ngase siç kënaqesh me bërjen e mëkatit për disa çaste, le të jetë në kujtesën tënde se do të shijosh idhtinën e dhembjeve, me çaste të tëra, ngase krimi i amoralitetit, është turpërim dhe dënim, e dënimi është ose largim nga vendi ose vrasje, e krimi i vjedhjes, dënimi me prerje, dënimi i alkoolit kamxhiku i dhembshëm, e krimi i bërjes keq, është kryqëzimi apo prerja apo vrasja, kjo është për në dunja, ndërsa në ahiret Allahu subhanehu ue teala i pretë, dhe nuk e then premtimin.

11. Braktisja e traditës

Të duhet ty o besnik, që të lësh atë që je mësuar prej rahatisë dhe qetësisë, ngase nëse dëshiron që të arrish kërkesën tënde, largohu nga ajo, sepse ajo është nga pengesat më të mëdha të cilat qëndrojnë para robit për vazhdimin e rrugës deri te Zoti i tij, e madhrimi i atyre tradita kur konsiderohen në shkallë të sheriatit apo gjërat që nuk kundërshtohen.
E kështu veprojnë njerëzit me vendosshmëri të fort, dhe trimat e pendimit, pra bëhu prej tyre.

12. Largimi nga lidhshmëritë

Çdo gjë që është lidhur për zemrën tënde pos Allahut dhe Pejgamberit nga kënaqësitë e dunjas dhe epshet e saj dhe udhëheqësit saj dhe shoqërimi i njerëzve dhe lidhshmëria për ta, dhe mbështetja tek ata, kjo ndodh në hesap të fes tënde, largohu dhe ik, dhe zëvendësoje me diçka tjetër, dhe forcoje lidhshmërinë me Zotin tënd, dhe bëre atë të dashurin tënd, deri sa të dobësohet lidhshmëria e zemrës tënde ndaj ndokujt tjetër pos Allahut subhanehu ue teala.

13. Rregullimi i Mendimeve

Ngase ato sillen në veten e njeriut dhe e mundojnë, por nëse ato rregullohen rregullohet zemra yte, e nëse ata prishen prishet edhe zemra.
Dije se ilaçi më i dobishëm për ty është që të angazhosh veten me mendime që të interesojnë e jo në ato që s’të interesojnë, ngase mendimi në atë që s’të intereson është derë e gjithë sherreve, e kush mendon në atë që nuk i intereson, i ik ajo që i intereson dhe angazhohet nga gjërat më të dobishme për të se ajo që nuk ka dobi për të.
Ke kujdes që ti mundësosh shejtanit shtëpi nga mendimet e tua, e nëse e bënë dije se ai i prish ata dhe të rënd është që ti kuptosh dhe ti rregullosh, kuptoje pra këtë mirë.

14. Prezentimi i dobive për lënien e mëkateve

Çdo herë që të urdhëron vetja për të bërë mëkat apo të veprosh ndonjë sherr, përkujtoje se nëse e kundërshton atë dhe mundohesh për largimin e saj, dhe nuk afrohesh nga shkaqet e saj, do të posedosh forcën e zemrës, rahatin e trupit, shpirtin e mirë, gëzimin e zemrës, gjerësinë e gjoksit, pakësimin e brengave dhe mundimeve, rregullimin e jetës, dashurin e krijesave, dhe ruajtjen e pozitës, ruajtjen e nderit, mbetjen e burrërisë, dhe daljen nga çdo gjë që kanë vështirësi nga ajo mëkatarët (fasikat), gjithashtu lehtësimin e furnizimit pa e ditur se nga po vjen, lehtësimin ndaj atyre gjëra që u është vështirësua mëkatarëve, lehtësimin për adhurimet, lehtësim për dituri, duke shtuar edhe fjalët e mira për ty nga njerëzit dhe lëvdatat, dhe lutjet e shumta për ty, mirësinë që e kaplon fytyrën tënde, respektimi i cili u jepet njerëzve ndaj teje, të pranohen shpejt lutjet, heqja e ashpërsisë ndërmjet teje dhe Allahut, afrimi i melaqeve ndaj teje, largimi i shejtaneve nga njerëzit dhe xhinët, kjo është në dunja, ndërsa në ahiret nëse vdes të presin melaqet dhe të përgëzojnë nga Zoti i yt me xhenet, dhe se nuk ka frik ndaj teje dhe as breng, transferohesh nga burgu i dunjas dhe ngushtësia e tij në kopsht prej kopshteve të xhenetit, kënaqesh me të deri në ditën e kiametit, e nëse vjen dita kiametit dhe janë njerëzit në nxehtë dhe në gjerës, do të jesh nën hije të arshit, e kur të largohen prej para Allahut subhanehu ue teala, të merr Allahu ty me ata të djathtit dhe me evlijat e tij të devotshëm, dhe me partin e tij fituese e “Kjo është mirësi e All-llahut, që ia jep atij që do, e All-llahu është i zoti i dhuntisë së përsosur.” (El-Xhumuah.4)
Ty nëse e përkujton të gjithë këtë, sigurohu se je i mbrojtur nga rrëshqitja në gropën e poshtërimit.

15. Prezentimi i Dëmeve të mëkateve

Çdo herë që dëshiron të veprosh ndonjë ndalesë (haram), përkujtoja vetës tënde se nëse e bënë diçka nga kjo do të ndalohesh nga ditura dhe furnizimi, dhe se do të gjesh largësi dhe ashpërsi në zemrën tënde në mes teje dhe Zotit tënd, dhe se mëkati pas mëkatit të sjell ty vështirësimin e çështjeve, dhe të nxin fytyrën, të dobëson trupin, të ndalon nga adhurimi, të shkurton jetën, të pakëson bereqetin, dhe se ajo është shkaku kryesor për errësimin e zemrës, ngushtimin, brengën, dhembjen, izolimin, mërzitjen e shumtë, hutimin, shpërndarja e punëve (mendimeve), dobësimi për rrezistenc ndaj armikut, dhe e ç’vesh nga bukuria e tij.
Kujtoje se mëkati sjell nënçmim, prish mendjen, forcon dëshirën për mëkat, dobëson dëshirën për pendim, dhe mbjell sikur vet ajo, të futë në mallkim, të ndalon nga lutja e të Dërguarit alejhi selam dhe lutjet e besimtarëve, nga lutjet e melaqeve, bile ajo është shkak për poshtërimin tënd te Allahu, të dobëson të ecurit tënd për kah Allahu dhe bota e Ahiretit.
Dije se mëkati e fik dritën e xhelozisë në zemrën tënde, dhe e heq turpin, gjithashtu dobëson madhërimin e Zotit tënd, bëhet shkak për harrimin e Allahut ndaj teje, poshtërsia e mëkatit në mjafton vetëm në ty, por ajo kthehet edhe ndaj të tjerëve prej njerëzve dhe kafshëve.
Kujtoje se ty nëse shoqëron mëkatin, atëherë Allahu të fut frikën në zemrën tënde, dhe ta heq sigurinë, e ndërron me të frik, e nuk e sheh vetën tënde pos i frikuar.

16. Turpi

I gjithë turpi është i dobishëm, dhe me turpin nuk vjen asgjë pos që është e mirë, e kur të bëhet e urryer ajo që nënçmohesh me të, dhe frikohesh nga ajo që të shpie në fëlliqësira, dije se do të veprosh të mira në vazhdueshmëri, dhe do të lësh të këqija gjithashtu, dhe turpi sikur ky është baza e mendjes, dhe fryt i dobishëm, dhe më e larta prej kësaj është të turpërohesh nga Zoti yt –subhanehu ue teala, duke respektuar urdhrat e tij dhe duke u larguar nga ndalesat e tij, ngase kur do ta kuptosh për shikimin e Allahut ndaj teje, dhe se ty je në pamje dhe në dëgjueshmëri të tij, turpërohesh që të veprosh atë që e urren Ai, qoftë fjalë apo vepër apo bindje.
Dhe prej turpit të lavdëruar është, turpi nga njerëzit, duke lënë shqiptimet e këqija para tyre.
Dhe prej turpit të lavdëruar është, turpi që mos të pajtohesh për vetën tënde me gradime të ulëta.
Përkujdesu gjithnjë për të përkujtuar gjurmët e mira të turpit, dhe shikoj moralet e atyre të përmbushurit, dhe ke parasysh shikimin e Allahut subhanehu ue teala, e atëherë do të posedosh turp, dhe afrohesh për në plotësim, dhe largohesh nga mangësitë.

17. Pastrimi i shpirtit

Pastroje vetën dhe rregulloje me vepra të mira dhe me dituri të dobishme, kryej obligimet dhe largohu nga të ndaluarat, e nëse e bënë ndonjë prej adhurimeve, atëherë dije se kjo është një mënyrë prej mënyrave me të cilat ke fituar ndaj vetën tënde, dhe çlirimi nda prangat e saj, e kështu sa herë që then një prang, përparon një hap, e e mira çdo herë sjell të mirë, dhe dije se ngritja e shpirtit dhe pastrimi të dërgon në lartësi dhe pastrim.

18. Lutja

Kjo është prej shkaqeve më të mëdha, dhe prej ilaçeve më të dobishëm, bile lutja është armiku i fatkeqësisë, e largon dhe e shëron, dhe e ndalon zbritjen e tij, dhe e ngrit, apo e pakon nëse zbret.
E ajo që është për të u lutur dhe që është më e madhja është Lutja për PENDIM.
Pra lute Allahun Subhanehu ue teala që ta mundësoje tije një pendim të sinqertë.
Lute Allahun Subhanehu ue teala që ta forcoje besimin në zemrën tënde.
E Lus Allahun suhnahue ue teala për ty që ta mundësoje këtë dhe të drejtoj, dhe ta rregulloj çështjen tënde, e Allahu na mbikëqyr neve dhe juve, dhe prej tij kërkojmë pranim..
E salatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed ibn Abdullahin dhe mbi familjen e tij dhe shokët e tij .

Përktheu:
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit