6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tetë ushqimet për formë gjatë vjeshtës

Më të lexuarat

Karafili kundër dhimbjes se dhëmbëve Duke qenë se përmban 60-90% eugenol, një substance anti-inflamatore, antibakteriale dhe kundër dhimbjeve, karafili është kamioni i produkteve për të qetësuar dhimbjet e dhëmbit. Vendoseni tek vendi që ju dhemb dhe do e shihni efektin.

Boronica e kuqe kundër infeksioneve urinare

Ky frut është i domosdoshëm për të luftuar infeksionet urinare. Proanthocyanidinet, flavonoidet dhe një lloj acidi parandalojnë bakteret të zënë vend tek rrugët urinare. Më pas këto baktere eliminohen dhe nuk shkaktojnë infeksion.

Mjalti kundër djegieve

Mjalti është ushqimi që bën mrekulli për të qetësuar lëkurën e djegur dhe shëron plagën për tre deri në katër ditë. Pasi të keni futur vendin e djegur në ujë të ftohtë për 5 minuta, përhapni mjaltin dhe lëreni të veprojë.

Buka e zezë kundër kapsllëkut

Sekreti? pasuria me fibra. Duke pasur 2-8 gr për çdo 100gr, buka e zezë është një alet i çmuar për të luftuar kapsllëkun. Që të rregulloni problemin që mund të keni duhet të konsumoni 15-25 gr bukë në ditë.

Boronicat për të qetësuar këmbët e rënda

Polifenoli dhe përbërësit bimorë që përmban boronica përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin e gjakut nëpër vena. Gjethet nga ana tjetër janë anti-inflamatore dhe pastruese. Hidhni 5 gramë gjethe të thata në 1 litër ujë për të përgatitur 2-3 tasa në ditë. Do ju bëjë mirë.

Qepa kundër hipertensionit

Kërcetina, pigmenti që përmban qepa, ul prodhimin e angiotensines, një molekule që rrit presionin në gjak. Mirë është ta konsumoni ashtu siç është, që të përfitoni më shumë.

Limoni për dhimbjen e fytit

Limoni përmban acid citrik, vitamine C (50mg për 100gr), përbërës këta anti-inflamatore dhe antiseptikë. Mahisja e grykës, skuqja e laringut, etj. përmirësohen nëse konsumoni limon.

Bajamet kundër dhimbjes se stomakut

I pasur me yndyrë, bajamja krijon një membranë që mbron muret e stomakut. Ajo ul edhe prodhimin e pepsinës, enzime këto me shumë acid. Që stomaku juaj të mos ketë probleme, hani 8-10 bajame në ditë, jo më shumë, sepse janë shume kalorike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit