7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tetë futbollistët që karrierën e kanë nisur në klubet e Kosovës e sot janë pjesë e Përfaqësueses A

Më të lexuarat

Kosova brenda katër ditësh do t’i zhvillojë dy ndeshje, kundër Danimarkës (miqësore) dhe Bullgarisë (e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian).

Në vitin e fundit Kosova e ka rritur nivelin duke e fituar edhe grupin në Ligën e Kombeve dhe duke kaluar Ligën C. Por ajo që vërehet është rritja e numrit të lojtarëve që luajnë te Kosova A e karrierën e kanë nisur në klubet vendore.

Madje edhe lojtari më në formë i Kosovës, Milot Rashica, që luan te Werder Bremen është produkt i futbollit vendor.

Ai është një nga tetë lojtarët që janë ftuar për këto dy ndeshje e që janë produkt i futbollit vendor. Rashica e ka nisur karrierën te SH.F. Mehmet Kurda pastaj te Llamkos Kosova tani e njohur si Vushtrria.

Pastaj vjen Vedat Muriqi i cili luan te Goztepespor. Ai karrierën e ka nisur te Liria.

Bernard Berisha (Besa), Edon Zhegrova (Flamurtari, Prishtina) dhe Lirim Kastrati (Kika), Florent Hasani (Vushtrria) janë emrat të tjerë të sulmit që karrierën e kanë nisur në Kosovë./tg


Hasani e Rrahmani, produkt i Kosovës

Nga mbrojtja vjen Amir Rrahmani që karrierën e ka nisur te Ramiz Sadiku, por ka luajtur edhe te Drenica.

Së fundmi i cili vjen nga futbolli i Kosovës dhe luan ende këtu është Visar Bekaj, që ende nuk ka debutuar me ekipin e parë.

Tetë lojtarë nuk janë pak, për një ekip që kanë treguar se i ka marr hapat e parë dhe i ka renditur fitoret.

Vedat Muriqi (Liria)

Amir Rrahmani (Ramiz Sadiku)

Milot Rashica (Vushtrria)

Edon Zhegrova (Prishtina)

Visar Bekaj (Prishtina)

Lirim Kastrati (Kika Hogosht)

Florent Hasani (Vushtrria)

Bernard Berisha (Besa)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit