8 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Tetë fjali që nuk duhet t’ia thoni fëmijës

Më të lexuarat

Në sjellje me fëmijët, sado që jeni të hidhëruar apo të lënduar, përmbahuni nga fjalët e rënda dhe fyese. Për të mos lënduar personalitetin e të vegjëlve tuaj, ja tetë fjali të cilat nuk duhet kurrë t’ua drejtoni fëmijëve.

Pse nuk je si…

Një fëmijë është i zellshëm, ndërsa tjetrin duhet gjithmonë ta përkujtoni për obligimet e tij. Mos i krahasoni fëmijët tuaj mes vete, sepse kështu vetëm sa do ta rrisni rivalitetin natyral, dhe munden madje edhe ta urrejnë njëri-tjetrin. Më mirë shpjegoni qartë se çka dëshironi.

Mos u sill si bebe e vogël

Fëmija juaj tetëvjeçar sillet si katërvjeçar, por me këto fjalë do të ndihet i lënduar.

Pse je veshur kështu

Kur del me shoqëri, lëreni fëmijën të veshë çka dëshirojë, por kur dilni bashkë duhet ta dijë si të vishet bukur dhe në mënyrë të hijshme. Fëmijët duhen të dinë të vishen ndryshe për raste të ndryshme.

Je i mrekullueshëm

Me lajka nuk do të ndihmoni. Nëse fëmija juaj është i talentuar apo ka ndonjë veti tjetër pozitive, inkurajojeni me fjalë që të bëjë diçka të mirë, shpërblejeni.

Je budalla

Këtë nuk duhet t’ia thoni kurrë fëmijës, pavarësisht çfarë moshe ka. Nuk do të ketë vetëbesim nëse ju mendoni diçka keq për të. Nxiteni fëmijën të mendojë për veprimet e veta, tregojini se si bëhen gjërat në mënyrë të drejtë.

Më vjen keq që të kam lindur

Kjo është deklaratë që nuk falet e cila mund të lërë pasoja të thella, serioze dhe me ndikim të madh. Fëmija do të mendojë që nuk është i denjë për dashuri, transmeton Koha.net.

Më lër rehat

Fëmija mund të ndihet i padëshirueshëm nëse ia thoni këtë. Edhe pse dëshironi që kafenë ta pini pa ndërprerje, mos e thoni këtë gjë. Uluni me të, duke bërë punën të cilën jeni duke e kryer aktualisht, i thoni të voglit tuaj që e doni, por jeni të zënë. Fëmija do të kuptojë.

Mbylle gojën (hesht)

Me këto fjalë ia bëni të ditur fëmijës që nuk brengoseni fare për mendimin e tij. Më mirë i thoni që duhet të qetësohet, duhet të jetë i qetë, dërgojeni në dhomën të tij. Fëmijët mësojnë nga shembujt prandaj silluni njerëzishëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit