7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Tërshëra, drithi magjik për organizmin tonë

Më të lexuarat

Tërshëra është një produkt që shpesh është përdorur vetëm në raste dobësimi, por në të vërtetë ajo ka një ndikim të madh në lidhje me shëndetin e organizmit tonë.

Ajo ka efekte të shumta të shëndetshme për organizmin e njeriut:

Ul kolesterolin

Tërshëra është një burim i pasur fibrash (fibra të cilat mund të gjenden dhe në mollë, dardhë, kumbulla të thata etj). Këto lloj fibrash pengojnë thithjen e LDL-së, i njohur si kolesteroli i keq. Një filxhan tërshërë përmban më shumë se 5 gramë fibra, të cilat janë të mjaftueshme për të ulur nivelin e kolesterolit.

Ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut

Fibrat që përmban tërshëra ofrojnë përfitime të shumta kardiovaskulare, përfshirë këtu edhe reduktimin e rrezikut të presionit  të lartë të gjakut. Është e rekomanduar që gratë në menopauzë, të cilat e kanë në tendencë rritjen e presionit të gjakut, të hanë tërshërë çdo mëngjes.

Është e pasur me antioksidantë

Tërshëra përmban një lloj të veçantë antioksidanti që quhet avenanthramide. Ky antioksidant ndihmon  në luftimin e radikaleve të lira, që ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare.

Stabilizon sheqerin në gjak

Një dietë e lartë në fibra  stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Ajo ndihmon gjithashtu në parandalimin e diabetit. Përveç fibrave, tërshëra është një burim i mirë magnezi, i cili rregullon nivelet e insulinës dhe glukozës.

Rrit sistemin imunitar
Tërshëra përmban një lloj fibre të caktuar të quajtur beta-glukan. Kjo fibër ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës dhe rrit sistemin imunitar. Ajo ndihmon edhe në luftimin e infeksioneve bakteriale.

Ndalon shtimin në peshë
Të hash ushqim dhe të mos shtosh peshë tingëllon si një lloj diete e përsosur. Tërshëra është aq e pasur me fibra, sa t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë. Fibrat rrisin viskozitetin e përmbajtjes së stomakut në mënyrë që ai të mos ndihet i zbrazur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit