12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Terror në Indonezi, shpërthime dhe të vrarë (Foto/Video)

Më të lexuarat

Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e disa shpërthimeve dhe më pas të një përleshjeje me armë, mes policisë dhe disa personave të armatosur, në kryeqytetin indonezian, Xhakarta.
“Mes viktimave janë tre policë dhe tre civilë”, raporton policia indoneziane. Këta të fundit ende nuk e dinë se kush qëndron mbrapa këtij sulmi. Ndërsa, deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për aktin.

Sipas mediave lokale, kanë shpërthyer 6 bomba, ndërsa policia konfirmon se një kamikaz ka hedhur veten në erë. Sulmi ndodhi në qendër të Xhakartas, përpara qendrës tregtare “Sarinah”, në afërsi të pallatit presidencial dhe zyrave të Kombeve të Bashkuara.

“Disa pajisje të dyshimta janë gjetur pranë Ambasadës turke dhe asaj pakistaneze. Dyshohen se janë bomba”, raportojnë mediat lokale. Ndërkohë, policia ka këshilluar qytetarët që të mos dalin jashtë, deri në një njoftim të dytë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit